Kompania Banja Komerc Bekament, më 14.5.2014i ka hapur dyert e Bekament qendrës së Trajnimit. Nëpër lokalet e pajisura moderne, me anë të pjesës praktike dhe teorike të mësimit të cilën e kryen ekipi i teknologëve të kompanisë Bekament, pjesëmarrësve u transmetohen dhe u demonstrohen teknikat e vendosjes dhe përdorimit të Bekament produkteve.
Duke marrë parasysh paletën e gjerë të Bekament produkteve, ligjëratat janë përplot me pyetje dhe me shkëmbim të përvojave. Në bazë të listave anketuese të cilat i plotësojnë studentët, zhvillohet diskutimi, grumbullohen mbresat dhe punohet në largimin e vështirësive potenciale. Në ligjërata është prezent edhe ekipi i Bekament laboratorit i cili është në dispozicion për të gjitha pyetjet dhe sugjestionet.
Për këtë një muaj sa zgjat trajnimi në qendrën e Trajnimit, janë organizuar 17 ligjërata me mbi 300 pjesëmarrës, që është tregues i shkëlqyeshëm i interesimit për Bekament qendrën e Trajnimit. Kompania Banja Komerc Bekament për studentët që e kalojnë trajnimin me notë të mirë, do t’ua dorëzojë Bekament certifikatat.
Shkollë e vogël për mjeshtrit e mëdhenj organizon trajnime për të gjithë të interesuarit: për kryerësit e punëve, tregtarët, investitorët nga Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Gercegovina, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi.
Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e Bekament qendrës së Trajnimit duhet ta plotësojnë formularin në www.bekament.com dhe do të kontaktohen në kohën më të shpejtë.