Bekatherm EPS Grafit

EPS pllakat nga polistireni i zgjeruar me shtojca grafiti

Bekatherm EPS Grafit

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je m2 ovog proizvoda

PËRDORIMI

Bekatherm EPS Grafit është pllakë fasaduese termoizoluese me performansa të përmirësuara në raport me pllakat standarde fasaduese termoizoluese. Dallohet me depërtim të ulët të nxehtësisë me fortësi të shtuar mekanike. Karakteristikat e nxehtësisë janë përmirësuar për 20%. Bekatherm EPS Grafit janë pllaka të punuara nga polistireni i zgjeruar me shtojca grafiti, sipas procesit të prodhimit në pajtim me SRPS EN 13163. Është i dedikuar për montimin në sistemet kontaktuese fasaduese termoizoluese (ETICS), varësisht nga kërkesat mekanike, të sigurisë dhe termike mund të përdoret si shtresë termoizoluese në panelë sandviç, në sandviç mure, për termoizolimin e mureve të brendshme, të tavaneve dhe kulmeve.

MONTIMI

Produktet montohen në pajtim me udhëzimet për montimin e sistemit fasadues kontaktues termoizolues (ETICS),si dhe me rregullat e përgjithshme për kryerjen e punimeve termoizoluese në ndërtimtari.