BK-AquaPhobe

Ngopje pa ngjyrë hidrofob në bazë të silanit dhe siloksanit

BK-AquaPhobe

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

BK-AquaPhobe është ngopje pa ngjyrë hidrofob në bazë të silanit dhe siloksanit, dedikuar për përdorim të jashtëm e të brendshëm. Është e përshtatshme për përdorim si shtresë përfundimtare ose si shtojcë për përzierjet e çimentos me qëllim të përmirësimit të hidrofobitetit të materialit. Rekomandohet për ngopjen e llaçit mineral dhe sintetik të fasadave, tullave, tjegullave, gurëve natyrorë, sipërfaqeve të betonit, fugave etj. Produkti është i dedikuar për mbrojtjen e sipërfaqeve minerale nga thithja e tepruar e ujit dhe e kimikateve agresive nga ajri që mund ta dëmtojnë dhe shkatërrojnë dukjen e ndërtesave dhe përmendoreve. E zvogëlon dukurinë e paraqitjes së kripërave nëpër sipërfaqet minerale, e zvogëlon mundësinë e zhvillimit të mikroorganizmave dhe myshkut nëpër pjesët nën hije të fasadave.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Para përdorimit, materiali duhet të përzihet mirë në paketim, ndërsa pastaj produktin e patretur duhet të vendoset me furçë të butë, me rol ose me anë të sprejit. Që të arrihet penetrimi i thellë dhe efekti i kënaqshëm, masa duhet të vendoset deri në ngopje sipas principit lagët në të lagur. Nga sipërfaqet horizontale me leckë duhet të hiqet teprica e materialit pas 10 minutave. Efekti i refuzimit të ujit zhvillohet gjatë 24 h nga vendosja.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Temperatura me rastin e vendosjes duhet të arrijë në amplitudë prej +5°C deri +30°C, kurse lagështia relative e ajrit max. 80 %. Nuk duhet të punojmë direkt nëpër diell, në erë, shi dhe mjegull. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mundet dukshëm ta vazhdojnë kohën e tharjes.

HARXHIMI

100-500 ml/m² varësisht nga sipërfaqja që lyhet.

KOHËZGJATJA DHE MAGAZINIMI

12 muaj e magazinuar në temperatura prej +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga ndikimi direkt i dritës së diellit dhe ngrirjes.

PAKETIMI

1 l; 20 l

Download: