BK-Bet
Bojë akrilike për beton

Kalkulatori i harxhimit
APLIKIM
Boja akrilike është bërë në bazë të një emulsioni akrilik me cilësi të lartë, të destinuar për mbrojtjen dekorative të sipërfaqeve horizontale dhe vertikale prej betoni, si edhe të sipërfaqeve të tjera prej çimentoje. Karakterizohet nga papërshkueshmëria e shkëlqyer nga uji, ngjitja në shtresa prej çimentoje dhe rezistenca e shkëlqyer ndaj gërryerjes, rrezeve UV dhe kushteve atmosferike. Nuk rekomandohet për rilyerjen e sipërfaqeve të ekspozuara ndaj ngarkesave me frekuencë të lartë (garazhe publike, qendra tregtare, depo etj.).
PËGATITJA DHE VENDOSJA
Sipërfaqja në të cilën vendoset boja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Grund Universal ose BK-Bet të holluar me 25 % ujë. Përgatitja e bojës realizohet duke shtuar 5% ujë, 0,05 l ujë për një paketim prej 1kg, me përzierje të mirë deri në homogjenizim të plotë. BK-Bet zakonisht vendoset me furçë ose rrul me dy shtresa. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtresës së parë. Është e nevojshme të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndalesa në sipërfaqet e vazhdueshme. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
TEMPERATURA E PËRDORIMIT
Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.
SHPENZIMI
Rreth 0,4 kg/m², në varësi të thithshmërisë dhe ashpërsisë së sipërfaqes.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.
PAKETIMI
1 kg; 5 kg