BK-DECO ACRYL

Bazë për materiale dekorative

BK-DECO ACRYL

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

Bazë akrile që përdoret për nivelimin e sipërfaqes, neutralizimin dhe përmirësimin e ngjitshmërisë së materialeve dekoruese. Me kokërrizat e saj të imta krijon një sipërfaqe me relief të butë në të cilën aplikohen me lehtësi materialet e përmendura. BK-Deco Acryl sipërfaqja mund të lyhet me mjetet për nuanca BK-Color, nëse është e nevojshme.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Sipërfaqja në të cilën vëndoset baza duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa mbetje yndyre dhe vaji. Bazat përkatëse në të cilat vendoset BK-Deco Acryl janë të gjitha sipërfaqet e niveluara me BK-GletEx Universal dhe BK-GletEx Acryl. Baza BK-Deco Acryl para përdorimit të përzihet dhe hollohet me rreth 10% ujë (0,1 l ujë) . Shtresa më shpesh vendoset me rul me fije të gjata ose me furçë në një shtresë (duhet të vendoset me lëvizje kryqëzore të duarve, me çka krijohet struktura shtesë). Koha e tharjes është min. 6 orë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 130-150 ml/m², në varësi të thithshmërisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.