BK-Fugomal

Masë jodepërtuese nga uji për mbyllje fugash

BK-Fugomal

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËDORIMI

Masë e cilësisë së lartë, jodepërtuese nga uji për mbylljen e fugave të pllakave qeramike dhe qelqi, si dhe të pllakave prej guri artificial dhe natyror, në sipërfaqe horizontale dhe vertikale. Ka për qëllim mbylljen e fugave të gjerësisë deri 10 mm, për përdorim të brëndshëm dhe të jashtëm. E qëndrueshme ndaj krijimit të mykut. E disponueshme në 24 nuansa.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Para përdorimit të fugë-masës fugat duhen pastruar nga mbetjet e ngjitësit dhe pluhuri. Në rast kur pllakat janë me thithshmëri të lartë dhe gjatë punës në temperatura të larta fugat duhen lagur 1 orë para mbylljes. Përgatitja realizohet duke shtuar gradualisht masën në rreth 30% ujë , ( 600 ml ujë për 2 kg duke) me përzierje të vazhdueshme me një mikser elektrik deri në homogjenizim të plotë. Masa e përgatitur të përdoret gjatë një ore. Vendosja kryhet me mistri gume ose me mistri me kënd 45°, në mënyrë që fuga të mbushet mirë me masën për mbyllje. Pas 20-30 min., kur masa të forcohet në sipërfaqe, pllakat duhen fshirë me sfungjer të lagësht në drejtim diagonal me vendosjen e pllakave, dhe pastaj të pastrohen me leckë të thatë. Mbi pllakat e dyshemesë mund të kalohet të paktën pas 8 orësh pas mbylljes së fugave, gjatë tharjes në kushte normale. Për informacione më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +25°C. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin kohën e forcimit të masës për fuga.

VËREJTJE

Në rastin e mbylljes së fugave të pllakave poroze rekomandohet mbyllja provë. N.q.se ngjitësi nuk është i tharë mjaftueshëm egziston mundësia e ndryshimit vende vende të ngjyrës së masës për fuga. Masa për fuga nuk është e përshtatshme për gurë natyror që mund të ndryshojnë ngjyrën.

SHPENZIMI

Rreth 0,3-08 kg/m², në varësi të gjerësisë së fugave dhe madhësisë së pllakave.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

24 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta

PAKETIMI

2kg