BK-GletEx Nivelex
Masë për nivelimin e mureve të brendshme

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Glet i gatshëm për nivelim shtresëhollë me makineri dhe dorë të mureve të brëndshëm. E përshtatshme për përgatitjen e sipërfaqeve, mbi të cilat do të aplikohen ngjyra dispersive, siç janë BK Pol, BK Pol Protect ose BK Gold, si edhe në rast të lyerjes me nuanca të errëta. Mund të përdoret gjithashtu si shtresë përfundimtare për rrafshim me masë rrafshuese në bazë minerale.
PËGATITJA DHE VENDOSJA
Sipërfaqja në të cilën vendoset duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe tek sipërfaqet me thithshmëri të lartë e shtruar me BK-Ultra Prime ose BK-Nivelator. Masa aplikohet me mistri çeliku, zakonisht me dy shtresa me trashësi gjithsejt deri 3 mm. Pas vendosjes me makineri kryhet lëmimi me dorë me mistri i sipërfaqes në mënyrë që të hiqet materiali i tepërt. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtrsës së parë, dhe pas çdo shtrese rrudhosjet e mundshme duhen eliminuar me letër të përshtatshme zmerile të trashësisë 180-240, në varësi të teknikës dhe qëllimit.
Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
SHPENZIMI
Rreth 1.5-2 kg/m².
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.
PAKETIMI
25 kg