BK-GletEx Premium

Masë me shtresë të trashë për nivelimin e mureve të mbrendshëm

BK-GletEx Premium

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Glet masë me bazë gëlqerore, për nivelimin e mureve të brëndshëm. BK-GletEx Premium është, për arsye të mundësisë së vendosjes me një shtresë të trashë, shumë i përshtatshëm për nivelimin e mureve të ashpër të përpunuar me suva çemento-gëlqerore, gëlqerore dhe allçi-gëlqerore, si dhe për nivelimin e mureve betoni dhe allçi-karton pllakave.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Nënshtresa në të cilën aplikohet BK-GletEx Premium duhet të jetë e ngurtë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura dobët ose njolla yndyre. Në qoftë se aplikohet në sipërfaqe minerale cilësore ose mbi bojëra dispersioni që mbahen mirë, nënshtresa duhet të trajtohet paraprakisht me BK-Ultra Prime, me qëllim për të siguruar qëndrueshmërinë e masës rrafshuese. Në rast të sipërfaqeve shumë absorbuese, ato mund të impregnohen me BK-Nivelator. Në rast të sipërfaqeve që shqiten, gërryhen dhe/ose pluhurohen, duhet të mënjanohen pjesët e lidhura dobët para se të kryhet impregnimi me BK-Penetrat. Masa përgatitet duke përzier pluhurin me rreth 40% ujë ( 10 l ujë për 25 kg duke) deri sa të arrihet një masë homogjene, pa kokrriza. Masa duhet lënë të qëndrojë 10 minuta dhe para përdorimit të përzihet edhe një herë. Masa zakonisht vendoset me dy shtresa, me dorë, me mistri metalike, me një trashësi maksimale deri 6mm. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtresës së parë, dhe pas çdo shtrese rrullosjet e mundshme eliminohen me letër zmerile të tipit 180-240 në varësi të teknikës dhe qëllimit. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 1-1.5 kg/m², në varësi të trashësisë së shtresës.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMIN

25 kg