BK-GletEx Universal

Masë për nivelim me makineri dhe dorë të mureve të brëndshëm

BK-GletEx Universal

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Masë për nivelim shtresëhollë të mureve të brëndshëm. Përdoret për aplikim me makineri dhe me dorë me një trashësi maksimale deri 3 mm.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Nënshtresa në të cilën aplikohet BK-GletEx Universal duhet të jetë e ngurtë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura dobët ose njolla yndyre. Në qoftë se aplikohet në sipërfaqe minerale cilësore ose mbi bojëra dispersioni që mbahen mirë, nënshtresa duhet të trajtohet paraprakisht me BK-Ultra Prime, me qëllim për të siguruar qëndrueshmërinë e masës rrafshuese. Në rast të sipërfaqeve shumë absorbuese, ato mund të impregnohen me BK-Nivelator. Në rast të sipërfaqeve që shqiten, gërryhen dhe/ose pluhurohen, duhet të mënjanohen pjesët e lidhura dobët para se të kryhet impregnimi me BK-Penetrat. Përgatitja e masës realizohet duke bashkuar pluhurin me rreth 37% ujë (9,0-9,5l ujë për 25 kg duke) deri sa të arrihet një masë homogjene, pa kokrriza. Masa të lihet të qëndrojë të rreth 10 minuta, të përzihet edhe një herë dhe sipas nevojës të shtohet ujë që të përshtatet trashësia. Masa zakonisht aplikohet me dy shtresa, me makineri ose me dorë, me trashësi maksimale deri 3 mm. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtresës së parë, dhe pas çdo shtrese rrudhosjet e mundshme duhen eliminuar me letër zmerile të trashësisë 180-240 në varësi të teknikës dhe qëllimit. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 1-1.5 kg/m², në varësi të ashpërsisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMIN

25 kg