BK-GletEx

Masë për nivelimin e mureve të brendshme

BK-GletEx

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Glet masë e pluhurt me bazë gëlqerore, për nivelim me shtresë të hollë të mureve të brëndshme. Përdoret për vendosje me dorë në një trashësi maksimale deri në 4 mm.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Nënshtresa në të cilën aplikohet BK-GletEx duhet të jetë e ngurtë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura dobët ose njolla yndyre. Në qoftë se aplikohet në sipërfaqe minerale cilësore ose mbi bojëra dispersioni që mbahen mirë, nënshtresa duhet të trajtohet paraprakisht me BK-Ultra Prime, me qëllim për të siguruar qëndrueshmërinë e masës rrafshuese. Në rast të sipërfaqeve shumë absorbuese, ato mund të impregnohen me BK-Nivelator. Në rast të sipërfaqeve që shqiten, gërryhen dhe/ose pluhurohen, duhet të mënjanohen pjesët e lidhura dobët para se të kryhet impregnimi me BK-Penetrat. Masa përgatitet duke përzier pluhurin me rreth 36% ujë (1.8l ujë për 5kg duke, 9l ujë për 25kg duke) deri sa të arrihet një masë homogjene, pa kokrriza. Masa duhet lënë të qëndrojë 10 minuta dhe para përdorimit të përzihet edhe një herë. Masa zakonisht vendoset me dy shtresa, me dorë, me mistri metalike, me një trashësi maksimale deri 4mm. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtresës së pare, dhe pas çdo shtrese rrullosjet e mundshme eliminohen me letër zmerile të tipit 180-240 në varësi të teknikës dhe qëllimit. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 1-1.5 kg/m², në varësi të trashësisë së shtresës.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMIN

5kg; 25kg