BK-NovaEra Exclusive

Ngjyrë dekorative me efekt të shndritshëm për muret e brendshme

BK-NovaEra Exclusive

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

Bojë akrile depërtuese nga avulli për dekorim të sipërfaqeve të brëndshme. Të përshtatshme janë të gjitha sipërfaqet e niveluara me BK-GletEx Universal ose BK-GletEx Acryl.

NGJYRA

E artë, e argjentë ose bronz.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Para aplikimit të bojës dekorative sipërfaqet e niveluara me glet masë duhen lyer me bazën BK-Deco Acryl (koha e tharjes min. 6 orë). Pas aplikimit të bazës duhet aplikuar BK-Pol Gold ose BK-Pol Crystal me një nuansë të dëshiruar, dhe pas tharjes së bojës mund të aplikohet BK-Nova Era Exclusive. Boja aplikohet me furçë bojatimi zakonisht me një shtresë. Pamja përfundimtare arrihet duke e niveluar sipërfaqen me një mjet plastik.

TEMPERATURA OPTIMALE E PUNËS

Nga +8°C deri +35°C. Tharja deri në aplikimin e shtresës tjetër është 4-6 orë. Shtresa është e tharë plotësisht pas 24 orësh. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 200-300 ml/m², për çdo shtresë.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.

PAKETIMI

1 l