BK-NovaEra
Ngjyrë dekorative me efekt antik për muret e brendshme

Kalkulatori i harxhimit
PËRDORIMI
Bojë akrile depërtuese nga avulli për dekorim të sipërfaqeve të brëndshme. Të përshtatshme janë të gjitha sipërfaqet e niveluara me BK-Glet Ex Universal ose BK-GletEx Acryl.
NGJYRA
E bardhë+nuanca sipas tabelës së ngjyrave BK-NovaEra. Sipërfaqet e lyera janë të qëndrueshme ndaj pastrimit të lagësht.
PËRGATITJA DHE VENDOSJA
Para aplikimit të bojës dekorative sipërfaqet e niveluara me glet masë duhen lyer me bazën BK-Deco Acryl (koha e tharjes 4-6 orë). Aplikohet me furçë bojatimi zakonisht me dy shtresa. Pamja përfundimtare arrihet duke e niveluar sipërfaqen me një mjet plastik.
TEMPERATURA OPTIMALE E PUNËS
Nga +8°C deri +35°C. Tharja deri në aplikimin e shtresës tjetër është 4-6 orë. Shtresa është e tharë plotësisht pas 24 orësh. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
SHËNIM
Përzierja duhet të bëhet kryesisht me dorë.
SHPENZIMI
Rreth 200-300 ml/m², për çdo shtresë.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.
PAKETIMI
2,5 l