BK-Silicon Universal

Masë universale për mbyllje

BK-Silicon Universal

PËRDORIMI

Masë silikoni shumëfunksionale për mbyllje në bazë acetati, forcohet në prezencë të lagështisë. Për shtupimin e dritareve, dyerve, tullave të qelqta, lavamanit, mureve dhe dyshemeve
qeramike të kuzhinës.

Për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm. I qëndrueshëm ndaj plakjes, kushteve klimatike të ndryshme, substancave kimike, tkurrjes dhe plasaritjes. Ngjitet mirë në qelq, porcelan, pllaka, metal dhe PVC të ngurtë. Nuk mund të përdoret në akuariume, sepse përmban fungicid. Nuk aplikohet në metale që mund të korrodohen, beton, çimento, llaç dhe gurë natyror për shkak të avullimit të acidit. Për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.

NUANCAT

e bardhë, e zezë,transparent

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Pastroni fugën mirë, shtypni silikonin në mënyrë të njëtrajtshme dhe e rrafshoni. I qëndrueshën ndaj temperaturave midis -40°C dhe +120°C. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PUNËS

është midis +5°C dhe +40°C.

KOHËZGJATJA DHE MAGAZINIMI

Të mbajtur në një enë të mbyllur në një vend të freskët, e thatë në një temperaturë prej +5°C deri +25°C. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.

PAKETIMI

280 ml