BK-STONE

Llak për guri

BK-STONE

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

BK-STONE

është llak për guri në bazë të rrëshirave akrilike, aditivëve dhe tretësve. Përdoret për të gjitha llojet e gurit natyror dhe artificial, mermerit, granitit, qeramikës, tullës. Depërton thellë në strukturën e gurit, mbron dhe konservon. Është rezistent ndaj kushteve të këqija të motit. Në një shtresë jep pamje të lagur me ngjyrë më intensive, ndërsa në disa shtresa vjen deri te rritja e shkëlqimit. Masa duhet të përzihet mirë para përdorimit. Aplikohet në 1-2 shtresa me furçë ose pistoletë. Shtresa vijuese aplikohet pas dy orësh. Për informacion të hollësishëm lexoni fletën teknike të produktit Me një paketim mund të mbulohet një sipërfaqe prej 8-10m².

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

48 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.