Çfarë duhet bërë kur vjen momenti për të ndryshuar dhe freskuar hapësirat?

Çfarë duhet bërë kur vjen momenti për të ndryshuar dhe freskuar hapësirat?

Çfarë duhet bërë kur vjen momenti për të ndryshuar dhe freskuar hapësirat?

ARTI I JETËS, ME STIL
Çfarë duhet bërë kur vjen momenti për të ndryshuar dhe freskuar hapësirat?
image

Nevoja e njeriut për bukuri është aq e vjetër sa nevoja për strehim dhe siguri. Së bashku me kërkimin e rehatisë, njeriu është marrë edhe me zbukurimin e hapësirave, në të cilat ka gjetur strehim, siç dëshmojnë vizatimet më të vjetra në botë në shpellën Altamira në Spanjë.

Ne dimë që shtëpia jonë përfaqëson një zgjatje të personalitetit, karakterit dhe stilit tonë.
Çfarë duhet bërë kur vjen momenti për të ndryshuar dhe freskuar hapësirat?

Si përgjigje në këtë sfidë dhe me dëshirën për të mbështetur ide të guximshme dhe krijuese lidhur me zbukurimin e hapësirës së jetesës, BEKAMENT ka krijuar linjën e produkteve DÉCOR, e cila vendos standarde të reja për dekorimin e mureve të brendshme dhe të jashtme, duke e bërë hapësirën më fisnike dhe të këndshme për të qëndruar.Në varësi të qëllimeve dhe afiniteteve, vetëm në kuadër të një teknike mund të imitohet guri, druri, mermeri dhe materiale të tjera.

image

Linja e produkteve DÉCOR përcakton standarde të reja për dekorimin e mureve të brendshme dhe të jashtme.

Travertino është ideale për linjën luksoze në hollin e madh dhe frymën retro në kuzhinë ose në banjë. Travertino është një gur antik, i cili është përdorur në shumë ndërtesa monumentale në tërë botën.
Ka një pamje të sofistikuar në shtëpitë tradicionale dhe moderne, duke marrë parasysh që nuk ka shumë materiale që mund t’i japin shtëpisë një pamje rustike dhe të sofistikuar në të njëjtën kohë.

Suva dekorative minerale BK-Travertino Exterior&Interior imiton në mënyrë autentike gurin italian, i cili është i famshëm për pamjen dhe karakteristikat e tij. Efekti i një muri masiv është tani i mundshëm pa nevojë për të përdorur veshje të rënda prej guri. BK-Travertino Exterior&Interior siguron një strukturë përfundimtare klasike dhe rustike. Ka veti të shkëlqyeshme të përshkueshmërisë së avullit dhe qëndrueshmërisë ndaj zhvillimit të mikroorganizmave dhe përdoret në dekorimin e sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme.

Për ata që nuk janë adhurues të gurit, një ndjenjë elegante dhe e sofistikuar mund të arrihet me teknikën dekoruese BK– Sunset me pamje të sedeftë dhe grimca reflektuese të vogla që i japin materialit elegancë dhe rafinim. E prodhuar me teknologjinë më moderne të disponueshme, kjo teknikë garanton qëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj fshirjes së lagësht. Mund të nuancohet në 200 nuanca, pa humbur efektin e saj të sedeftë.

Një larmi teknikash dekorative, efekte speciale dhe një diapazon i gjerë nuancash mundësojnë që BK – Travertino dhe BK – Sunset të jenë zgjidhjen dekorative ideale për ndërtesa banimi dhe komerciale (kafene, restorante, zyra…).

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.