Që nga fillimi, njerëzit që e përbëjnë kompaninë Bekament konsiderojnë se suksesi është më i madh nëse ndihmohet.

Në vitin 2017 është themeluar Bekament Fondacioni, puna e të cilit është e orientuar në dimensionet humane dhe etike të përgjegjësisë shoqërore. Me vizionin NDËRTOJMË ME ZEMËR, Bekament Fondacioni si veprimtari primare ka sanimin e shtëpive dhe objekteve me rëndësi për bashkësinë lokale, por është e përfshirë edhe në aktivitetet tjera humanitare, duke i përkrahur donacionet dhe bamirësitë.

Qëllimi i Bekament Fondacionit është që ta bashkojë sektorin publik dhe privat, të grumbullojë kompani, organizata dhe individë dhe të krijojë mjedis që do të stimulojë dhe inspirojë përkrahjen e investimit për të mirën e përgjithshme të shoqërisë në tërësi. Bekament Fondacioni punon në fushat e interesit shoqëror strategjik dhe zhvillimor, ndërsa nënkupton investimin dhe përparimin e shëndetësisë, shkencës, kulturës, artit, sportit etj.

KONTAKTI:
fondacija@bekament.com