BACKAMENT INVESTON 12 MILIONË EURO NË NJË FABRIKË TË RE

BACKAMENT INVESTON 12 MILIONË EURO NË NJË FABRIKË TË RE

BACKAMENT INVESTON 12 MILIONË EURO NË NJË FABRIKË TË RE

BACKAMENT INVESTON 12 MILIONË EURO NË NJË FABRIKË TË RE

Kompania Bekament ka hapur një fabrikë të re për prodhimin e stirodurit dhe ka vënë në punë dy linja të reja prodhimi në kuadër të impiantit për prodhimin e produkteve të lëngshme, duke shënuar njëkohësisht 30 vjet punë.

Kompleksi fabrikor i kompanisë Bekament në Arangjelovac, 14 qershor 2022 – Kompania prestigjioze Bekament, një nga kompanitë teknologjikisht më të përparuara në fushën e prodhimit të materialeve për punime përfundimtare ndërtimore, ka festuar hapjen e një fabrike të re për prodhimin e stirodurit, si edhe të dy linjave të reja prodhimi në kuadër të impiantit për prodhimin e produkteve të lëngshme.

Kompania ka bërë investime prej 12 milion eurosh, me qëllim për të përforcuar më tej pozitën e saj në treg, duke justifikuar reputacionin e saj si udhëheqëse në këtë pjesë të Evropës Juglindore.

Fabrika e re e stirodurit përbën një nga impiantet më moderne në Evropë me një rrjedhë të automatizuar pune. Në fjalë është një investim prej 8 milion eurosh dhe kapaciteti vjetor i prodhimit të fabrikës do të jetë 250.000 metra kubë. Fabrika e re ka mundësuar krijimin e 40 vendeve të reja pune në kuadër të kompanisë.

Ministria e Ekonomisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për realizimin e këtij projekti të madh, duke akorduar fonde nxitëse për kompaninë Bekament në shumën prej 867.934 EUR.

Përveç kësaj më sipër, kompania Bekament ka investuar edhe në një fabrikë për produkte të lëngshme dhe ka zgjeruar kapacitetet ekzistuese, duke vënë në punë dy linja të reja për prodhimin e llaçit të fasadës dhe bojës BK-Pol për muret e brendshme.

Falë një investimi prej 4 milionë euro, Bekament do të jetë në gjendje të prodhojë 70 tonë produkte të lëngshme në orë me një kapacitet vjetor prodhimi prej 150 mijë tonë, duke rritur standardin e shpejtësisë së shpërndarjes dhe cilësisë së shërbimeve, me qëllim për të përmbushur plotësisht nevojat e shpërndarësve/konsumatorëve.

"Duke investuar vazhdimisht në fabrika të reja dhe duke zgjeruar rrjetin e partnerëve të biznesit, Bekament përforcon çdo vit pozitën e saj në treg dhe shënon një rritje në xhiro prej 20 përqind. Në këtë mënyrë, kemi kontribuar në stabilitetin e ekonomisë serbe, por gjithashtu në nivelin e punësimit, duke marrë parasysh që hapja e impianteve të reja ka çuar në krijimin e 40 vende të reja pune" tha Aleksandar Çolloviq, pronar i kompanisë Bekament.

Gjatë ceremonisë së organizuar me rast të hapjes së fabrikës së re, Ministrja e Ekonomisë Andjelka Atanaskoviq dhe pronari dhe administratori i përgjithshëm i kompanisë Bekament Dejan Çolloviq kanë bërë deklarata për media.

"Kompania Bekament është një shembull i vërtetë i një kompanie familjare të madhe dhe suksesi i saj është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Ministria e Ekonomisë ka ndihmuar gjithmonë kompanitë vendase në mënyrë që të rrisin produktivitetin e vet dhe të sigurojnë vende të reja pune, të cilat do të mundësojnë që fëmijët tanë të mbeten në Serbi" - tha ministrja Atanaskoviq.

"Në 30 vitet e fundit, kompania Bekament ka investuar rreth 100 milion euro në fabrikë dhe impiantet e saj. Ne do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e kompanisë dhe ekonomisë serbe. Plani ynë është të zgjerojmë portofolin tonë të pasur në akoma më shumë tregje të Bashkimit Evropian. Dua ta falënderoj Ministrinë e Ekonomisë, e cila e ka njohur kompaninë Bekament si një nga shtyllat e ekonomisë vendase dhe për kontributin e saj aq të rëndësishëm, si moralisht ashtu edhe financiarisht" - tha Dejan Çolloviq, pronar dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë Bekament.

Ky vit është gjithashtu viti i jubileut, kur kompania Bekament feston 30 vjetorin si biznes të suksesshëm.

Që nga krijimi i saj në 1992, Bekament e është transformuar në një kompani vendase shumë të fortë, e cila ka impiante moderne dhe një portofol me më shumë 250 produkte që tregtohen në mbi 10 tregje të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Sigurisht, në suksesin e kompanisë Bekament në biznes kanë kontribuuar edhe mbi 500 punëtorët tanë.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.