Bekament ka hapur dy reparte të reja dhe magazinë të automatizuar

Bekament ka hapur dy reparte të reja dhe magazinë të automatizuar

Bekament ka hapur dy reparte të reja dhe magazinë të automatizuar

Bekament ka hapur dy reparte të reja dhe magazinë të automatizuar

Në ndërtimi e këtyre reparteve të prodhimit të cilët janë më moderne në Evropë, janë investuar mbi tetë milionë euro. Ky investim do të mundësojë që kapaciteti prodhues të trefishohet dhe kështu në fabrikë në vit do të prodhohen deri në 350.000 tonelata të materialit ndërtimor. Repartet e reja të fabrikës janë komplet të automatizuara, duke filluar nga procesi i prodhimit dhe paketimit e deri te magazinimi i materialit në hapësirën e magazinit.

Me futjen në punë të reparteve të reja dhe me automatizimin e magazinit, kompania Bekament do të ketë mundësi që të prodhojë gati 100 tonë të produkteve në pluhur dhe 70 tonë të produkteve të lëngshme në orë. Kapaciteti i zgjeruar i prodhimit do t’i mundësojë kompanisë Bekament që t’i kënaq të gjitha nevojat e tregut vendor dhe të jashtëm, gjersa magazini i automatizuar do të vendos standarde të reja kur është fjala për shpejtësinë dhe për kualitetin e dërgimit të materialit deri te blerësit.

“Kjo është ditë e madhe për kompaninë Bekament. Pas nesh janë 25 vite të biznesit të suksesshëm gjatë të cilave i kemi vënë themelet për zhvillimin e ardhshëm. Rezultat i kësaj është pozita jonë si lider në segmentin e prodhimit të materialeve për punët përfundimtare. Duke i falënderuar përkushtimit të të gjithë të punësuarve në kompani, kemi arritur që të realizojmë të gjitha që i kemi planifikuar deri më tani dhe nga viti në vit po vazhdojmë me trendin e rritjes në çdo segment të afarizmit”, tha në hapje zotëri Aleksandar Çoloviq, drejtori i përgjithshëm i kompanisë Bekament.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.