Bekament në panairin e prishtinës

Bekament në panairin e prishtinës

Bekament në panairin e prishtinës

Bekament në panairin e prishtinës

Me qëllim të njohjes me programin e prodhimtarisë, kompania Banja Komerc Bekament sh.p.k. ka marrë pjesë bashkë me distributorin e saj për Kosovë, Babija Commerc NTP, në

panairin e ndërtimtarisë Expokos në Prishtinë prej 15 deri 18 maj 2013. Me këtë rast u prezantua programi i Bekament produkteve me theksin më të madh në materialet dekoruese dhe në fasada. Vizitorët e kanë pasur rastin që të njihen me mostrat atraktive, të provojnë produktet dhe personalisht të binden në kualitetin tonë.

Gjatë kohëzgjatjes së panairit u organizua edhe shoqërimi me distributorin Babija Commerc NTP dhe me nëndistributorët nga ky treg. Në prezantimin që u organizua në kuadër të këtij shoqërimi dhe të darkës solemne, morën pjesë një numër i madh i pronarëve dhe i përfaqësuesve të shitjes me pakicë. Të gjithë njerëzve prezent, Bekament ua prezantoi risitë në kuadër të asortimentit të produkteve, me ç’rast vëmendje më të madhe iu kushtua ngjyrave për beton, ngjitësve për parket, materialeve fasaduese dhe dekoruese.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.