Bekament oldtajmer tubimi

Bekament oldtajmer tubimi

Bekament oldtajmer tubimi

Bekament oldtajmer tubimi

BEKAMENT OLDTAJMER TUBIMI“ U MBAJT NË ARANGJELOVC MË 12 QERSHOR 2021 NË ORGANIZIM TË SHOQATËS SË OLDTAJMERËVE TË SERBISË DHE BEKAMENT KOMPANISË

Bekament kompania nga Arangjelovci, të shtunën më 12.6.2021 ishte mysafir i Shoqatës së Oldtajmerëve të Serbisë dhe mbajti manifestimin me titull “BEKAMENT OLDTAJMER TUBIMI”

e cila grumbulloi më shumë se 40 oldtajmerë, retro modele të makinave, marka të rralla atraktive të automjeteve.

Ekspozita e oldtajmerëve ishte në orët e paradites në kompleksin e fabrikës së kompanisë Bekament, me ç’rast të punësuarve iu mundësua që në ditën e shënimit të përvjetorit të kompanisë, ta kanë privilegjin që në mjedisin e tyre të punës t’i shohin këto makina autentike, por edhe të bisedojnë me pronarët për historinë e tyre interesante.

Rrjedhën në vazhdim e këtij manifestimi e ka kurorëzuar shëtitja revy e oldtajmerëve nëpër qendrën e qytetit të Arangjelovcit në periudhën prej 11.30h deri 13h, me ç’rast qytetarët e Arangjelovcit dhe të gjithë të dashuruarit në këto automjete të rralla, ta kanë rastin që t’i shkojnë për së afërmi.

Në tregun qendror të qytetit në Arangjelovc, deklarata për media dhanë pronari i kompanisë Bekament dhe kryetari i këshillit organizativ Bekament Oldtajmeri tubimit, Aleksandar Çoloviq, kryetari i Komunës së Arangjelovcit, Bojan Radoviq, si dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Oldtajmerëve të Serbisë, gazetari i sportit dhe automobilisti me më shumë trofe, Çedomir Brkiq.

Në një fjalim të shkurtër për ekipet e gazetarëve, Aleksandar Çoloviq e falënderoi Shoqatën e Oldtajmersave të Serbisë si dhe Komunën e Arangjelovcit të cilët e mbështetën idenë dhe mundësuan realizimin e TAKIMIT BEKAMENT OLDTAJMER.

“Sot, Bekamenti shënon 29 vjetorin e themelimit të tij, dhe me këtë rast kemi dashur t’u japim punonjësve tanë si dhe qytetarëve të Arangjelovcit, një ngjarje të pazakontë.

Unë shpresoj se bashkëqytetarët tanë do të kalojnë mirë në këtë shfaqje të retro veturave dhe unë do të doja të falënderoja kryesisht Shoqatën e Oldtajmersave të Serbisë, si dhe vetëqeverisjen lokale që e njohu këtë ide dhe ndihmoi që të mbahet tubimi Bekament Oldtajmer.”

Kryetari i Komunës së Arangjelovcit, Bojan Radoviq me këtë rast tha: “Në emër të vetëqeverisjes lokale, gëzuar jubilenë kompanisë Bekament, 29 vjetorin e ekzistimit, një kompani jashtëzakonisht e suksesshme.”

Në emër të Shoqatës së Oldtajmerëve të Serbisë, mediave iu drejtua edhe Çedomir Brkiq i cili me këtë rast deklaroi: “Është kënaqësi të jesh sot në Arangjelovc, në qytetin i cili dikur ishte njëri prej qyteteve më të rëndësishme në Jugosllavi kur është në pyetje auto-moto sporti”.

Me organizimin e manifestimit “BEKAMENT OLDTAJMER TAKIMI” është kontribuar në pasurimin e mëtejshëm të programit kulturor dhe në promovimin e qytetit të Arangjelovcit, por edhe në ringjalljen e rëndësisë së historisë dhe traditës nga koha kur Arangjelovcit ishte nikoqir i garave me makina dhe me motora në kategori të ndryshme konkurrimi me karakter lokal dhe kombëtar, por edhe qytet i lindjes së disave nga legjendat e moto sportit serb.

Në këtë mënyrë, Bekament si një kompani me përgjegjësi shoqërore, gjithashtu ka mbështetur projekte që janë një lloj simboli i kulturës, traditës dhe i trashëgimisë shoqërore të komunitetit lokal në të cilin operon dhe nga vijnë punonjësit e tij.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.