Bekament për më të vegjëlit

Bekament për më të vegjëlit

Bekament për më të vegjëlit

Bekament për më të vegjëlit

Kompania Banja Komerc Bekament iu bashkëngjit aksionit të rinovimit të kopshtit të fëmijëve “Pçelice” në Gradishkë me ftesën e distributorit Berza Produkt sh.p.k. Gradishkë. Donacioni përfshiu materialin për montimin e sistemit të termoizolimit dhe në objektin prej 600 m2 u montua Bekatherm Standard Sistemi me ndihmën e mjeshtërve të cilët me punën e tyre të vyeshme kontribuan që punët të kryhen në mënyrë profesionale dhe me kualitet.

Kopshti i fëmijëve për shumë vjet është pa fasadë dhe me këtë aksion iu mundësua qyetarëve më të vegjël të Gradishkës qëndrim i rehatshëm dhe i shëndetshëm në këtë ent. Kapaciteti i kopshtit “Pçelice” është 100 fëmijë, në kuadër të të cilit ka fëmijë foshnjë, si dhe fëmijë pak më të rritur.

Në solemnitet me rastin e përfundimit të punimeve morën pjesë përfaqësuesit e komunës së Gradishkës si dhe përfaqësuesit e mediumeve që kontribuan që ky aksion të shënohet në mënyrën siç e ka merituar.

 

Kompania Banja Komerc Bekament në kuadër të punës së saj me përgjegjësi shoqërore do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme që të ndihmojë në aksionet e ngjashme.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.