CERTIFIKATAT EUROFINS – GARANCI E CILËSISË SË AJRIT NË ENTERIER

CERTIFIKATAT EUROFINS – GARANCI E CILËSISË SË AJRIT NË ENTERIER

CERTIFIKATAT EUROFINS – GARANCI E CILËSISË SË AJRIT NË ENTERIER

CERTIFIKATAT EUROFINS – GARANCI E CILËSISË SË AJRIT NË ENTERIER

NË KULTURËN BASHKËKOHORE TË JETESËS, ÇDO DITË E MË TEPËR PO I JEPET RËNDËSI FAKTORËVE QË NDIKOJNË NË SHËNDET, DHE CILËSIA E AJRIT ËSHTË GJITHSESI NJËRI NGA FAKTORËT MË TË RËNDËSISHËM, ME TENDENCË QË TË SHMANGEN PRODUKTET QË LIROJNË NDOTËS TË DËMSHËM QË MUND TË SHKAKTOJNË VËSHTIRËSI TË NDRYSHME. NË FAVOR TË KËSAJ, PRODUKTET EKO-MIQËSORE JANË IMPONUAR SI NEVOJË PËR NJË GRUP TË KONSUMATORËVE GJITHNJË NË RRITJE.

Në fund të vitit 2022, kompania Bekament mori certifikata të rëndësishme EUROFINS Indoor Air Comfort (IAC) dhe Indoor Air Comfort Gold (IACG) për tre produkte nga kategoria Interior - ngjyra për mure të brendshme, të cilët karakterizohen nga emetimi i ulët i VOC (substanca organike të paqëndrueshme).

Certifikatat e njohura evropiane IAC dhe IACG i ndan kompania shumëkombëshe EUROFINS, e cila ka zbatuar një model të besueshëm dhe efikas, në bazë të cilit kontrollohen jo vetëm produktet, por edhe i gjithë sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të cilësisë, si dhe procesi i prodhimit. Me qëllim të certifikimit përfundimtar në periudhën paraprake, në kompaninë Bekament janë kryer një sërë kontrollesh dhe testesh vjetore në ngjyrat për mure të brendshme. Si rezultat përfundimtar, janë marrë certifikatat për produktet: BK-Gold, BK-Pol dhe BK-Crystal, të cilat plotësojnë kushtet e rregulloreve evropiane për emetim të ulët të VOC, që janë në përputhje me standardin EN 16516, dhe në këtë mënyrë garantojnë që me aplikimin e tyre do të sigurohet një mjedis i shëndetshëm në enterier dhe cilësi e lartë e ajrit.

Produktit BK-Gold (dispersion me mbulim të lartë për mure të brendshme) iu nda IACG (Indoor Air Comfort Gold), ndërsa produkteve BK-Pol (dispersion për mure të brendshme) dhe BK-Crystal (dispersion me mbulim të lartë që lahet me ujë për mure të brendshme) iu nda IAC (Indoor Air Comfort).

Duke marrë parasysh parametrat jashtëzakonisht të rreptë dhe restriktiv në të cilët bazohet, certifikata IACG konfirmon konformitetin e produktit me vlerat kufitare të emetimit të VOC:

  • VOC class A+ francez
  • AgBB/ABG) gjerman
  • CAM italian
  • EU Taxonomy Regulation
  • LEED
  • BREEM New Construction
  • WELL Building
  • SKA Rating
  • French HQE certification
  • EU ecolabel
  • M1
  • Danish Indoor Climate Label
  • BVB Sweden
  • Miljobyggnad Sweden
  • Nordic Swan, Eco Product Norway
  • Cradle to Cradle
  • Produktet me emetim shumë të ulët në përputhje me EN 16798-1
  • Singapore Green Label
  • Global GreenTag
  • Declare 2.0

Ky certifikim prestigjioz është edhe një tjetër konfirmim i faktit që kompania Bekament është një nga kompanitë më të avancuara teknologjikisht për prodhimin e materialeve për punimet finale në ndërtimtari.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.