Të gjitha produktet e Banja Komerc Bekament posedojnë certifikate dhe ateste si te ne, ashtu edhe në UE. Banja Komerc Bekament shumë frikë ka fituar certifikatën ETA standard, gjë e cila e vërteton kualitetin e produkteve tona, përveç standardit ISO 9001 dhe ISO 14001. Kriza ekologjike, ekonomike dhe energjetike tregojnë se mënyra e deritanishme e eksploatimit të resurseve nuk është e qëndrueshme dhe se ekologjia dhe energjia janë dy probleme shkak-pasojë të të ardhmes së njerëzimit. Arkitektura është bërë një prej qëllimeve primare të reformës ekologjike, sepse vlerësohet se ndërtesat e banimit përdorin 1/6 të rezervave botërore të ujit të pijshëm, ¼ të sipërfaqeve të pyjeve dhe 2/5 të lëndëve fosile.Në një objekt banimi humbet 20% i energjisë nëpërmjet kulmit, 20% nëpërmjet dritareve dhe dyerve, 6% pllakën e bodrumit dhe 25-40% nëpërmjet mureve. Pasi që humbjet më të mëdha janë nga muret e jashtme, kompania Banja Komerc Bekament ka vendosur që të zhvillojë sisteme fasaduese me qëllim të zvogëlimit të harxhimit të energjisë. Roli i murit të jashtëm si element mbështjellës i objektit është që ta mbrojë objektin nga mbinxehja e humbjes së nxehtësisë, nga ndikimet atmosferike, pastaj që të ketë edhe aftësi të mira akumuluese me qëllim që në objekt të sigurohet rehatia e ngrohjes por edhe nga zhurma me qëllim që të zvogëlohet harxhimi i energjentëve.
Eta standard
