Festuam hapjen e fabrikës së re të stiroporit ndërtimor!

Festuam hapjen e fabrikës së re të stiroporit ndërtimor!

Festuam hapjen e fabrikës së re të stiroporit ndërtimor!

Festuam hapjen e fabrikës së re të stiroporit ndërtimor!

Bekament solemnisht e hapi fabrikën e re të stiroporit ndërtimor në kuadër të kompleksit të prodhimit në Banjë. Në hapjen solemne të fabrikës morën pjesë kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, ministri i punëve të brendshme, prefekti i komunës Alarangjelovac, bashkëpunëtorë tanë të shumtë, të punësuar dhe miq.

“Fabrika e re e hapur tërësisht e rrumbullakon procesin e prodhimit prej lëndës së parë e deri te produktet përfundimtare. Me stiroporin ndërtimor në ofertë bëhemi e vetmja kompani vendore e cila i prodhon të gjitha materialet e domosdoshme për punimet përfundimtare në ndërtimtari. Ajo që po ashtu është me rëndësi është se puna në repartin e ri përveç 300 punëtorëve ekzistues, punë kanë gjetur edhe 70 të punësuar të rinj”, tha Dejan Çoloviq, drejtori i përgjithshëm i kompanisë Bekament.

„Bekament është guri i ekonomisë serbe dhe gur i ardhmërisë serbe“, deklaroi kryetari i Qeverisë, Aleksandar Vuçiq dhe pronarët i uroi që produktet e tyre i eksportojnë në Shqipëri dhe Kroaci. Ai tha se asnjë repart nuk është kaq i bukur sikurse ky i kompanisë Bekament dhe se është posaçërisht krenar dhe i gëzuar sepse bëhet fjalë për kompaninë familjare serbe.

Pas hapjes solemne dhe prerjes së shiritit, të gjithë ata që ishin prezent e kishin rastin që të vizitojnë repartin tonë të ri, ndërsa gëzimi pas kësaj vazhdoi në hotelin „Izvor“ në Arangjelovc.

Kapaciteti vjetor i prodhimit të stiroporit në fabrikën e re arrin 500.000 metra katrorë. Të gjitha Bekament prodhimet posedojnë certifikatet e nevojshme për t’u eksportuar në UE, ndërsa sipas planeve, stiropori ndërtimor i prodhuar në fabrikën e re do të plasohet në tregjet vendore, por edhe në tregjet e shteteve në rajon.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.