Në fillim të tetorit, Fondacioni Bekament ka dhuruar veshje për metal dhe bojëra për beton me qëllim për të rinovuar gardhin dhe për të lyer murin prej betoni të kopshtit “Oblačak” në Beograd.
Kjo dhuratë ka mundësuar që të vegjlit të kenë një oborr më të këndshëm, ku ata mund të kënaqen me aktivitetet e veta gjatë qëndrimit në kopsht. Buzëqeshja dhe gëzimi i fëmijëve i motivojnë Kompaninë Bekament dhe Fondacionin Bekament, si dy institucione me përgjegjësi sociale, për të vazhduar punën e tyre humanitare dhe për të ofruar mbështetje aty ku është më e nevojshme.