FUQIA E BIZNESIT RRITET SË BASHKU ME BESUESHMËRINË

FUQIA E BIZNESIT RRITET SË BASHKU ME BESUESHMËRINË

FUQIA E BIZNESIT RRITET SË BASHKU ME BESUESHMËRINË

FUQIA E BIZNESIT RRITET SË BASHKU ME BESUESHMËRINË

Pavarësisht nga sa të përparuara janë teknologjitë që ne i përdorim, duhet të mbajmë mend gjithmonë postulatet themelore të marketingut dhe komunikimit.

Në një intervistë me revistën Diplomacy&Commerce, Bojana Rudoviq, drejtoreshë e marketingut të kompanisë Bekament, flet për rëndësinë e marketingut dhe krijimin e ndryshimeve sociale pozitive që çojnë në suksesin e operacioneve të kompanisë. 

Nga pikëpamja e karrierës suaj të gjatë, si do ta përkufizonit suksesin e një kompanie?

Tregu tejet dinamik dhe i mbingopur, klima makroekonomike e paqëndrueshme dhe rritja e ndërgjegjësimit për çështjet e politikave sociale, u imponojnë kompanive detyrën për t’iu përkushtuar kuptimit të nevojave gjithnjë e më të rënda të publikut dhe përmbushjes së pritshmërive të tij të larta, duke siguruar rritjen paralele të përfitueshmërisë. 

Suksesi i kompanisë nuk matet vetëm sipas treguesve të tregut, por edhe sipas nivelit të ndërgjegjësimit për përgjegjësinë e saj, pra sipas ndikimit që e ka në krijimin e ndryshimeve sociale pozitive. 

Një kompani e suksesshme duhet të paraqesë një formë më të lartë angazhimi, të shprehë qartë pozicionin e vet dhe të tregojë përgjegjësi. Si e tillë, ajo është e vetëdijshme si për evolucionin e saj ashtu edhe për fuqinë e biznesit, i cili zhvillohet me rritjen e besueshmërisë. Duke përmbushur gjithmonë fjalën e dhëne, me angazhim të qartë për transparencë dhe qëndrueshmëri në aktivitetet e saj dhe me komunikim të kujdesshëm, kompania ndërton një platformë të qëndrueshme me qëllim për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. 

 Çfarë mendoni se është gjëja më e rëndësishme kur krijohet një strategji marketingu?

Pavarësisht nga niveli i kompleksitetit dhe veçoritë e industrisë në të cilën një kompani vepron, krijimi i një strategjie marketingu duhet të caktohet gjithmonë në mënyrë strategjike dhe metodike me qëllim për të përcaktuar së pari potencialin real të tregut, dhe pastaj për të krijuar në mënyrë inovative një bërthamë të fortë, d.m.th. një produkt/shërbim që ka aftësinë për të folur për veten. 

Prandaj, para se të investoni, duhet të kuptoni kompleksitetin e krijimit të biznesit dhe të vendosni modelin e marketingut në pozicionin fillestar, në mënyrë që të kuptohet si një investim në rritjen dhe zhvillimin afatgjatë të kompanisë/markës. 

Nëse ekziston një bazë solide e tillë, do të krijohet një tokë pjellore për t’u diferencuar në treg. 

Sidoqoftë, as produkti më cilësor dhe as shërbimi më i mirë nuk janë të mjaftueshme, nëse publiku nuk i njeh siç duhet ose nëse nuk zhvillohet një komunikim i fokusuar, autentik dhe i integruar, në thelbin e të cilit janë të ndërthurura emocionet. 

“E ardhmja e marketingut ka qenë dhe do të jetë bazohet gjithmonë në mbikëqyrjen e ndryshimeve dhe përmbushjen e nevojave të njerëzve”.

Sa ka ndikuar progresi teknologjik në marketing dhe komunikim?

Dy dekadat e fundit karakterizohen nga globalizimi i ekonomisë botërore dhe zhvillimi i fuqishëm i teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Ky trend ka kushtëzuar hartimin e strategjive dhe praktikave të reja të marketingut, në të cilat kushtohet shumë vëmendje dhe bëhen përpjekje të konsiderueshme për t’iu përshtatur platformave dixhitale të avancuara, duke u fokusuar shumë pak në thelbin ose qëllimin e komunikimit. 

Komunikimi është përmirësuar nga pikëpamja teknologjike, por ai është i zbrazët nga këndvështrimi i përmbajtjes dhe emocioneve, sepse neglizhohet konteksti i nevojave njerëzore. Harrohet se motivet themelore dhe nxitësit e sjelljes nuk ndryshojnë aq shpejt as mjedisi i njerëzve (teknologjik dhe mediatik). 

Për këtë arsye, pavarësisht nga sa të përparuara janë teknologjitë që ne i përdorim, duhet të mbajmë mend gjithmonë postulatet themelore të marketingut dhe komunikimit. E ardhmja e marketingut ka qenë dhe do të jetë bazohet gjithmonë në mbikëqyrjen e ndryshimeve dhe përmbushjen e nevojave të njerëzve. 

Kompanitë që, pavarësisht nga (r)evolucioni teknologjik intensiv dhe i shpejtë, mbeten të fokusuara në mënyrë strategjike te “njeriu”, përqendrohen mbi njohjen e insight-eve të jetëve reale, mbi vlerat njerëzore, emocionet dhe motivet personale dhe komunikojnë duke marrë parasysh thelbin e qenies njerëzore, do të kenë sukses në treg, do të fitojnë prestigj dhe do të lënë një gjurmë të thellë. 

Sipas jush, cili trend i marketingut zhvillohet më së shumti në periudhën e fundit?

Duke shikuar prapa në aktivitetet tona në Serbi, dhe veçanërisht në dy vitet e fundit, të cila kanë qenë shumë specifike, mund t’ju them se kemi pasur mundësi të mësojmë shumë, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunikimin e biznesit dhe marrëdhëniet me palët e interesuara. 

Organizimi i ndryshëm i punës, si edhe zgjerimi i platformave online, kanë kontribuuar në zhvillimin e taktikave të reja komunikimi, të cilat nxjerrin në pah personalizimin, domethënë ofrimin e përvojave personale të reja më të rëndësishme për përdoruesit e produkteve apo shërbimeve. Kompanitë me orientim strategjik e kanë identifikuar këtë trend të marketingut dhe ua kanë përshtatur komunikimin interesave dhe nevojave të publikut të jashtëm dhe të brendshëm, duke u ofruar një ndjenjë sigurie, respekti dhe vlerësimi. 

Vëmendje e veçantë i kushtohet implementimit të modelit të biznesit B2E (Business to Employee), i cili vendos në vend të parë marrëdhënien midis kompanisë dhe të punësuarve, si një nga elementët thelbësorë për operacionet e suksesshme të biznesit. 

Burimi: Diplomacy and Commerce

Bojana Rudović, Marketing Director of Bekament: Business Power Grows with the Growth of Trust

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.