Hapja e ndërtesës administrative dhe 20 vite të bekamentit

Hapja e ndërtesës administrative dhe 20 vite të bekamentit

Hapja e ndërtesës administrative dhe 20 vite të bekamentit

Hapja e ndërtesës administrative dhe 20 vite të bekamentit

Kompania Banja Komerc Bekament sh.p.k. kah mesi i dhjetorit solemnisht e hapi ndërtesën e re administrative në Arangjelovc. Mysafirët në solemnitet ishin shumë shpërndarës nga Serbia dhe jashtë vendit për të cilët ishte përgatitur një koktej si dhe darka solemne në hotelin Izvor në Arangjelovc. Me këtë rast, kompania e shënoi edhe jubileun e rëndësishëm me rastin e 20 vjetorit të afarizmit dhe i falënderoi shpërndarësit në bashkëpunimin e suksesshëm, me dëshirë që bashkëpunimi i ardhshëm të jetë edhe më e mirë.

Po ashtu, është paralajmëruar ndërtimi i fabrikës së re për programin e produkteve pluhur dhe të lëngshëm e cila do të jetë njëra ndër fabrikat më moderne në hapësirat tona e më gjerë. Fabrika e re e programit për produktet pluhur dhe të lëngshme do të ndërtohet sipas standardeve evropiane, ndërsa procesi i ndërtimit do të rrumbullakohet me magazinin më modern të produkteve të gatshme, në të cilën afati i mallit nuk do të jetë më i gjatë se pesë ditë para dërgimit te përdoruesit.

Drejtori i kompanisë Dejan Çoloviq me këtë rast theksoi se kënaqësinë e blerësve tanë po e dëshmon shitja e cila nga viti në vit po shënon rritje, si në Serbi ashtu edhe jashtë vendit. Për vitin e ardhshëm, siç paralajmëron Çoloviq, Bekamenti është duke përgatitur shumë befasi për blerësit e tij si dhe për përdoruesit e fundit.

Jam i bindur se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se ky vit, sepse edhe pas 20 viteve punë, po e ndjej veten sikur jam në fillim. Pres që vitin e ardhshëm ekspansionin në tregjet ekzistuese, si dhe zgjerimin në tregjet e reja.

Përfundon Çoloviq

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.