Intervista e fundvitit: rishikim i biznesit në vitin 2020 dhe planet për vitin e ardhshëm

Intervista e fundvitit: rishikim i biznesit në vitin 2020 dhe planet për vitin e ardhshëm

Intervista e fundvitit: rishikim i biznesit në vitin 2020 dhe planet për vitin e ardhshëm

Intervista e fundvitit: rishikim i biznesit në vitin 2020 dhe planet për vitin e ardhshëm

Dejan Çoloviq, pronar i kompanisë Banja Komerc  Bekament

Si keni punuar në vitin 2020 në kushtet e pandemisë botërore krahasuar me vitin e kaluar në tregun e Serbisë dhe si nëpërmjet eksportit? (nëse mund ta shprehni në përqindje raportin e qarkullimit në raport me vitin e kaluar)

Edhepërkundër pandemisë me përmasa globale, kompania jonë ka arritur që shkëlqyeshëm t’ju përshtatet sfidave, të reagojë në mënyrë të duhur, të riorganizohet shpejtë, t’i mbajë të gjitha proceset e punës dhe me kurajë ta vazhdojë rrugën drejt përparimit dhe zhvillimit të mëtejshëm.

Iu kthyem njëri-tjetrit, e ruajtëm frymën e ekipit, vazhduam që të punojmë të fokusuar dhe të jemi solidarë. Iu përkushtuam zhvillimit të strukturës së organizimit dhe familjen Bekament vetëm në këtë vit e kemi përforcuar me 40 të punësuar të rinj.

Jemi përpjekur që të jemi mbështetje dhe përkrahje e të gjithë stekholderëve tanë, ashtu që pasi që e mira kthehet me të mirë, ky vit na solli rritje të dukshme si në aspektin e qarkullimit, ashtu edhe në aspektin e rritjes së forcës së brendit.

Jam krenar në faktin se të gjitha aktivitetet strategjike dhe vendimet i kemi definuar me biznis planin vjetor, kemi arritur plotësisht që të njëjtin ta realizojmë, madje edhe t’i tejkalojmë standardet e vendosura.

Trendi pozitiv i afarizmit ka vazhduar në të gjitha tregjet në të cilat jemi prezent. Gjatë këtij viti sfidues, kemi shënuar rritje për më shumë se 10% në tregjet e jashtme, ndërsa mund të lavdërohemi me rezultatet që nënkuptojnë rritjen e qarkullimit për 30% në tregun e Serbisë.

Cilat janë pritjet Tuaja lidhur me qarkullimin në vitin e ardhshëm?

Ashtu siç e përmenda, kompania Bekament e ka rrumbullakësuar me sukses vitin aktual afarist dhe ka shënuar rritje të konsiderueshme të qarkullimit në raport me vitin e kaluar. E kemi përforcuar pozitën tonë në treg si dhe njohjen e brendit në territorin e tërë ish-Yu, kemi investuar në teknologji të reja, në digjitalizim dhe në resurset humane, por në mënyrë aktive kemi vepruar në domenin e iniciativave shoqërore me përgjegjësi.

Një qasje e këtillë të biznesit kuptohet se na ka përforcuar nga brenda, por gjithashtu ka kontribuuar në ngritjen e reputacionit dhe kredibilitetit të kompanisë. Është hapur vend që në perspektivë të paraqitemi si më energjik, më të organizuar dhe më të motivuar.

Edhe pse në këtë moment është vështirë të thuhet me siguri se çfarë ambienti makroekonomik na pret në vitin e ardhshëm, për vete mund të them se jam optimist si në aspektin e rritjes së qarkullimit të kompanisë tonë, ashtu edhe në aspektin e afarizmit në kuadër të gjithë industrisë së ndërtimit.

Cilat janë planet për vitin e ardhshëm? A planifikoni lansimin e prodhimeve të reja në treg, hapjen e reparteve të reja ose aktivitete tjera?

Nuk heqim dorë nga qëllimet dhe planet ambicioze që i kemi shënuar. Investimet në segmentet e ndryshme të biznesit dhe vetë brendi Bekament janë diçka në të cilën jemi duke punuar vazhdimisht dhe në mënyrë intensive. Qëllimi ynë është të vazhdojmë që të ofrojmë kualitet të lartë dhe të ofrojmë prodhime inovuese, të krijojmë zgjidhje të reja të cilat edhe më shumë do të kontribuojnë në përparimin e afarizmit tonë, por edhe të tregojmë se sektori i ndërtimit në vendin tonë është duke ecur në hap me trendet botërore.

Edhe përkundër fakttit se në disa vite të kaluara kemi pasur investime të rëndësishme në repartet e reja të fabrikës, gjegjësisht ngritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të prodhimit, të cilën gjë vazhdimisht e kemi bërë në përmirësimin e nivelit të shërbimeve në segmentin e përkrahjes logjistike dhe teknike, kemi bërë shpërndarjen, kemi investuar në strukturën e sistemit organizues dhe në kuadrin e ri, me siguri mund të them se ne nuk do të ndalemi këtu. Përkundrazi, vizioni ynë është që me kurajo edhe më të madhe të dalim në treg dhe që në perspektivë ta zëmë pozitën e liderit në rajonin e Evropës Juglindore.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.