Intervistae fundvitit: rishikim i biznesit në vitin 2019 dhe planet për vitin e ardhshëm

Intervistae fundvitit: rishikim i biznesit në vitin 2019 dhe planet për vitin e ardhshëm

Intervistae fundvitit: rishikim i biznesit në vitin 2019 dhe planet për vitin e ardhshëm

Intervistae fundvitit: rishikim i biznesit në vitin 2019 dhe planet për vitin e ardhshëm

Dejan Çoloviq, pronar i kompanisë Banja Komerc  Bekament

Si e vlerësonin biznesin e kompanisë tuaj në vitin 2019?

– Biznesi i kompanisë Bekament udhëhiqet me principet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe është i orientuar në investime të vazhdueshme në inovacionet teknologjike dhe në resurset njerëzore. Duke e njohur dhe duke i ndjekur nevojat në rritje të tregut vendor dhe atij të jashtëm, në këto vitet e fundit dukshëm i kemi përparuar kapacitetet e prodhimit. Janë hapur reparte të reja të fabrikës për prodhimin e polistirenit, materialeve në pluhur dhe programit të lëngjeve, më moderne në këtë pjesë të Evropës. Kapaciteti prodhues i fabrikës së polistirenit arrinë 500.000 m3/g, ndërsa kapaciteti i prodhimit të materialeve në pluhur dhe programit të lëngjeve është rritur në 350.000 t/g. Është instaluar sistemi më bashkëkohor i automatizuar i magazinimit. Vizioni dhe strategjia e qartë e kanë kushtëzuar rritjen e të ardhurave edhe në vitin 2019, gjë që është arritur me modernizimin e prodhimeve ekzistuese dhe me plasimin e prodhimeve të reja, me ndjekjen e tregut dhe me dalje në tregjet e reja.

Çfarë do të kishit veçuar si moment i rëndësishëm në biznesin e firmës tuaj?

– Se digjitalizimi është i domosdoshëm, këtë e kemi kuptuar qysh në vitin 2014 kur me sukses arritëm të implementojmë Micosoft AX. Vitin e kaluar shkuam edhe një hap më para duke futur të gjitha modulet kryesore SAP ERP të sistemit të punës, të cilët i standardizuan proceset dhe dukshëm e rritën nivelin e efikasitetit dhe produktivitetit. Është futur me sukses edhe WMS sistemi i magazinimit automatik, ndërsa në përgatitje janë edhe implementimet e DMS-Document Management System-itdhe TMS-Transport Management System-it.

– Për ta forcuar brendin dhe reputacionin e kompanisë, në vitin 2019 është bërë ripozicionimi që nënkuptonte strategjinë e re të marketingut dhe ndryshimin e identitetit vizual. Është ridefinuar brend arkitektura dhe është bërë ridizajnimi i ambalazhit.

– Element i rëndësishëm në biznesin e kompanisë është edhe modernizimi i strukturës organizuese, duke filuar nga niveli më i lartë i menaxhmentit me anë të përforcimit të sektorëve ekzistues dhe me formimin e sektorëve të rinj, që në perspektivë do të sigurojë rezultate edhe më të mira afariste.

Cilat janë planet tuaja për vitin e ardhshëm?

– Duke e marrë parasysh se gjatë vitit 2019 janë përforcuar themelet e strategjisë së afarizmit, ndërsa duke u bazuar edhe në treguesit makroekonomik si dhe në kërkesat në rritje të tregut, besojmë se para nesh janë duke u hapur perspektivat e reja për hapat e mëtejmë në pushtimin e tregut evropian.

– Në plan është edhe hapja e reparteve të reja prodhuese. Lidhur me këtë temë do të flasim kur të vijë koha.

Çfarë ndryshime prisni në treg në vitet në vijim dhe si duhet të përgatiten firmat për këtë?

– Ekspansioni i tregut të patundshmërive dhe ndërtimeve është më e madhe se ndonjëherë. Është shënuar rritje e shitjes së patundshmërive i cili është më i lartë për 12% sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, me rritjen e çmimeve prej 10%. Lidhur me këtë, përshtatja e vazhdueshme dhe reagimi fleksibil në trendet e tregut duhet të jetë imperativ i veprimit me përparimin e vazhdueshëm të prodhimeve dhe kualitetit të raporteve në zinxhirin e afarizmit. Fokusi duhet të jetë edhe në rritjen e kënaqësisë dhe motivimit të të punësuarve me sigurimin e qasjes në njohuritë e reja dhe në krijimin e situatave për përparim profesional.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.