Ka vazhduar bashkëpunimi o bekamentit dhe i zhrk bekament bukoviçka banja

Ka vazhduar bashkëpunimi o bekamentit dhe i zhrk bekament bukoviçka banja

Ka vazhduar bashkëpunimi o bekamentit dhe i zhrk bekament bukoviçka banja

Ka vazhduar bashkëpunimi o bekamentit dhe i zhrk bekament bukoviçka banja

Kompania Banja Komerc Bekament dhe klubi i hendbollit i femrave Bekament Bukoviçka banja vazhdojnë bashkëpunimin edhe në vitin 2018.
Me këtë rast, në ndërtesën e Administratës së Bekamentit u mbajt konferenca për media, ku pjesa më e madhe e ekipit të seniorëve të superligës së Arangjelovcit i përshëndetën Dejan dhe Aleksandar Çoloviq, pronarë të kompanisë.

Përveç vazhdimit të bashkëpunimit të këtyre dy brendeve afarist dhe të sportit, në konferencë u bë fjalë edhe për fillimin e sezonit të ri në hendboll për këtë ekip të superligës së Arangjelovcit, ndërsa u prezantua edhe ideja për inkuadrimin e klubit të hendbollit në aksionin “Me zemër për të ardhmen” në të cilën mblidhen mjete për rikonstruksionin e Spitalit të Përgjithshëm në Arangjelovc, themelues dhe nismëtar i të cilës është “Bekament fondacioni”.
Pjesa më e madhe e ekipit të seniorëve dhe shtabit profesional i dhuruan disa dhurata nikoqirit, dy kopje të dresave të sezonit të kaluar në të cilat hendbollistet e Bekamentit e fituan trofeun e dedikuar fituesit të Kupës së Serbisë dhe titullin e vicekampionit, me paralajmërimin se vajzat do të përpiqen që edhe në sezonin e ardhshëm ta mbajnë nivelin e rezultateve dhe lojërave të mira.

Dejan Çoloviq duke iu shprehur mirëseardhjen mysafireve, ekipit ia uroi trofeun e fituar vitin e kaluar, duke theksuar se edhe përkundër kësaj që për fat të keq ekonomia nuk ka ndonjë fitim të posaçëm që të investojë në sport, Bekamenti ndaj mjete të caktuara financiare për sport, sepse sporti është diçka që e vë në lëvizje shoqërinë në kahe pozitive. Me këtë klub, thotë Dejani, dhe për atë se ekipin kryesisht e përbëjnë vajzat nga qyteti, me këtë një numër i madh i të rinjve duke trajnuar jo vetëm në këtë klub, por edhe të tjerëve të cilët ata i ndihmojnë, kohën e lirë nuk e kalojnë kryesisht para ekranit të kompjuterëve, tableteve dhe telefonave celularë, por edhe në terrenet sportive ku përveç shëndetit më të mirë, disa gjenerata të ardhshme i arrijnë edhe disa shprehi të mira…
Aleksandar Çoloviq e shprehu shpresën se ekipi do të jetë më i mirë në planin e rezultateve në sezonin e ardhshëm, duke ju bërë thirrje edhe afaristëve tjerë në qytet nën Bukuljë, që të inkuadrohen në financimin e sportit. Ai po ashtu tha se Bekament, përveç hendbollit, e ndihmon edhe punën e KF Banja (liga e Shumadisë) nga vendi prej ku vepron kompania, por edhe të marrë pjesë në financimin e klubeve tjera të sportit në qytet, me çka fëmijët “largohen nga rruga” dhe duke punuar nëpër klubet e gjeneratës së re, fitohen shprehitë e punës të cilat më vonë do të kanë rëndësi në jetë, kur të jenë në ndonjë detyrë tjetër në shoqëri.
Një pjesë e konferencës së sotme për media kaloi edhe në shenjën e promovimit të aksionit “Me zemër për të ardhmen” të fondacionit Bekament i cili bashkë me afaristët tjerë të qytetit, me komunën e Arangjelovcit dhe qytetarët grumbullon mjete financiare për rikonstruksionin e Spitalit të përgjithshëm në Arangjelovc. Deri më tani, kryesisht afaristët dhe komuna, thotë Dejan Çoloviq, kanë grumbulluar rreth 50 milionë dinarë që do të jenë të mjaftueshme për pjesën e re të rindërtuar të poliklinikës, por në periudhën e ardhshme do të punohet në idenë që i gjithë spitali të rikonstruktohet në tërësi, e cila banorëve të këtij dhe qyteteve përreth do t’ju mundësojë shërim më të mirë e më cilësor dhe diagnostikimin e shumë sëmundjeve. U theksua se përgjigjja e qytetarëve për fat të keq është i vogël, përkundër asaj se janë ndarë 25.000 flajerë të cilët kishin për qëllim që qytetarët t’i njoftojnë se me dërgimin e SMS në vlerë prej 100 dinarëve në numrin 1678, mund të ndihmojnë jo vetëm veten, por edhe gjeneratat e ardhshme të tyre.
Pas kësaj paraqitje të Dejan Çoloviqit, për ta marrë fjalën u lajmërua ish reprezentuesja Sanja Rajoviq e cila e shprehu vendimin e lojtarëve që edhe ata bashkë me shtabin e tyre profesional të inkuadrohen në aksionin “Me zemër për të ardhmen”, ashtu që të gjithë bashkë do të heqin dorë nga shpërblimi në para për kupën e fituar të Serbisë në sezonin e kaluar, dhe se në llogarinë në të cilën grumbullohen mjetet, në disa ditët në vijim do të paguhen 50.000,00 dinarë, si kontribut i vogël i ekipit ndaj aksionit të cilin e realizon Bekament fondacioni.
Zvonko Paunoviq, trajneri i parë i ekipit të seniorëve, duke e falënderuar nikoqirin për mikpritjen dhe përkrahjen, tha se bashkë me komunën e Arangjelovcit, edhe disa ndërmarrje nga qyteti janë inkuadruar për të ndihmuar klubin, duke e përmendur brendin Aqua viva të kompanisë Knjaz Millosh, transportuesin Gavriloviq prevoz si dhe Fortuna market dhe Slatko Srce të cilët në përputhje me mundësitë e tyre e ndihmojnë punën e klubit, duke paralajmëruar edhe disa shokë të rinj në periudhën e ardhshme sikurse brendi Moja kafica nga Krushevci, për të cilin pritet se do të bëhet pjesë e familjes së ZHRK Bekament Bukoviçka Banja.
Paunoviq tha se ekipi është i gatshëm për fillimin e sezonit të cilin shtabi profesional, lojtarët, drejtorinë e klubit dhe tifozët e presin qysh të premten nga ora 19:00, kur në Arangjelovc vjen Juniori i Beogradit, njëri prej “borxhlinjve” të sezonit të kaluar të ekipit të tij. Përgjegjësia, thotë Paunoviq, që në sezonin e ardhshëm të arrihet rezultat i mirë nuk është e kushtëzuar vetëm me kualitetin e vajzave të cilat luajnë në klub dhe me renomenë dhe historinë e klubit, por edhe me të dhënën se komuna dhe kompania, siç është Bekament, ndajnë jo pak mjete, si dhe me faktin se në kuadër të sezonit jubilar të 20 vjetorit të garave në “superligë”, Bekament Bukoviçka Banja vitin e ardhshëm shënon gjysmë shekulli të ekzistimit të hendbollit të femrave në qytetin nën Bukulje.
Në fund të konferencës për media, përveç fotografive të vajzave dhe nikoqirit, u paraqitën edhe dresat e rinj të klubit të prodhuesit nga Uzhica të pajisjeve sportive Ardu sport, në të cilat Bekament Bukoviçka Banja do të marrin pjesë në Superligën dhe në Kupën e Serbisë.

Kompania Bekament me prezencën e nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë, ministrit të brendshëm Nebojsha Stefanoviqit, hapi repartet e reja për prodhimin e materialeve pluhur dhe programin e lëndëve të lëngshme, si dhe magazinin plotësisht të automatizuar në kuadër të kompleksit të saj në Arangjelovc.

  

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.