Kompania Bekament ka mbështetur ngjarjen humanitare të madhe të organizatës bamirëse “BELHOSPICE”, e cila merret me kujdesin paliativ të pacientëve onkologjikë.
Ngjarja e quajtur “Run and walk4BELhospice” është pjesë e një fushate ndërkombëtare, me të cilën festohet Dita Botërore Hospice (It’s “My Care, My Comfort”), qëllimet kryesore të së cilës janë rritja e ndërgjegjësimit rreth kujdesit paliativ të pacientëve dhe familjeve të tyre, por edhe inkurajimi i njerëzve që ata të bëhen sa më aktivë, të lëvizin çdo ditë dhe t’i përkushtohen një stili më të shëndetshëm jetese.
“Run and walk4BELhospice” ka një natyrë konkurruese dhe në të kanë marrë pjesë të punësuar nga kompani të ndryshme. Pjesëmarrësit duhet të vrapojnë ose të ecin ku të duan dhe kur të duan për një muaj, duke mbledhur kështu kilometra që regjistrohen në aplikacionin PACER, të cilën duhet ta instalojnë së pari në telefonat e tyre.
Duke marr pjesë në këtë veprim humanitar, kompania Bekament e ka ndihmuar Qendrën BELhospice që të vazhdojë të sigurojë mbështetje pa pagesë për pacientët me kancer.
Le të jemi solidarë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.