Në muajin shkurt u mbajt shoqërimi tradicional me partnerët tanë afaristë, që ishte rast i mirë që në atmosferë të relaksuar të shqyrtojmë sukseset e përbashkëta nga viti 2018, por edhe të shqyrtojmë perspektivat për sezonin që është para nesh.
Me partnerët afaristë nga tregjet e Sllovenisë dhe BeH u shoqëruam në Slloveni, te Termat Çatezh në periudhën prej 1 deri më 3 shkurt, ndërsa me partnerët afaristë nga tregjet e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kroacisë e organizuam shoqërimin në Serbi, në Zlatibor prej 8 deri më 10 shkurt.
Pjesën zyrtare të programit e hapi dhe partnerëve të tubuar afaristë iu drejtua pronari dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë Bekament Dejan Çoloviq, duke theksuar se lojaliteti është njëri prej çelësave më të rëndësishëm të suksesit të përbashkët të bashkëpunimit afatgjatë. Pastaj, pasoi prezantimi i drejtoreshës së marketingut Bojana Rudoviq e cila e prezantoi strategjinë e re të punës, gjegjësisht vizionin dhe pozitën e re të brendit që e pasqyron fuqinë dhe vlerën e kompanisë tonë. Po ashtu, u prezantua edhe ndryshimi i identitetit të përgjithshëm vizual nga logotipi, elementet e brendit e deri te portofoli. Pastaj Vesna Jovanoviq, produkt menaxhere e mbajti prezantimin në temën ndryshimet në kuadër të asortimentit, ndërsa fjalën përfundimtare e kishte drejtori komercial, Miodrag Petroviq i cili nga afër e prezantoi strukturën e organizatës dhe qëllimet e shitjes. Siguria stabiliteti, besimi, kualiteti dhe besnikëria – janë fjalë që na përcaktojnë tashmë 26 vjet dhe janë pjesë e rëndësishme e suksesit tonë të përbashkët – fuqisë tonë!
Bekament
Fuqia është në duart tona
Shoqërimi me partnerët afaristë
