Si instalohen sistemi hidroizolues dhe pllakat qeramike në banjë në mënyrë të përshtatshme?

Si instalohen sistemi hidroizolues dhe pllakat qeramike në banjë në mënyrë të përshtatshme?

Si instalohen sistemi hidroizolues dhe pllakat qeramike në banjë në mënyrë të përshtatshme?

Si instalohen sistemi hidroizolues dhe pllakat qeramike në banjë në mënyrë të përshtatshme?

Banja, kuzhina, bodrumi, tarraca dhe çatia janë ndër pjesët më të ndjeshme të hapësirës së jetesës për shkak të shfaqjes së shpeshtë të lagështisë dhe mykut, gjë që dëmton pamjen estetike të hapësirës dhe ndikon negativisht në shëndetin e njerëzve që jetojnë atje.

Prandaj, pavarësisht se ndërtojmë një ndërtesë të re ose zgjidhim problemin e hidroizolimit në një ndërtesë ekzistues, zgjedhja e sistemit më të përshtatshëm ka një rëndësi thelbësore.

Kompania Bekament ka zhvilluar zgjidhjen sistemore HYDRO CERAMIC BATHROOM për instalimin e hidroizolimit dhe pllakave qeramike në banjë, e cila karakterizohet nga cilësia e lartë, besueshmëria, qëndrueshmëria dhe çmimet e mira.

Duke pranuar rëndësinë dhe përfitimet e instalimit të duhur të sistemit, kompania Bekament ka përgatitur një video-material edukativ dhe informues, i cili shpjegon në mënyrë të qartë, precize dhe konkrete procesin e aplikimit, si edhe rëndësinë e kësaj zgjidhjeje.

Tutoriali ofron njohuri të reja lidhur me procedurën e aplikimit profesional të secilit komponenti individual të zgjidhjes sistemore, dmth. të produkteve nga asortimenti HYDRO CERAMIC, si edhe me mjetet e përdorura.

Me anë të këtij video-materiali, ju mund të mësoni gjithçka lidhur me procesin e aplikimit të duhur të nënshtresës universale dhe nënshtresës hidroizoluese me cilësi të lartë, mbytjen e shiritit hidroizolues dhe përdorimin e ngjitësit fleksibël për qeramikë, deri në aplikimin e masës së papërshkueshme nga uji për fugimin e pllakave qeramike dhe të masës prej silikoni të qëndrueshme ndaj paraqitjes së mykut.

Kur hapësira/banja mbrohet në mënyrë të sigurt dhe afatgjatë nga depërtimi i ujit dhe lagështisë, ajo mund të pajiset dhe të përshtatet sipas nevojave dhe preferencave tuaja.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.