Llaçi për fasada: çfarë duhet të dimë kur e zgjedhim?

Llaçi për fasada: çfarë duhet të dimë kur e zgjedhim?

Llaçi për fasada: çfarë duhet të dimë kur e zgjedhim?

Llaçi për fasada: çfarë duhet të dimë kur e zgjedhim?

Llaçi i fasadës është shtresa përfundimtare e secilës fasade dhe siguron një pamje të këndshme dhe të freskët të ndërtesës, pavarësisht që bëhet fjalë për hapësira banësore ose komerciale.

Prandaj, zgjedhja e llaçit të fasadës duhet të trajtohet me kujdes të veçantë dhe me ndihmën e detyrueshme të një eksperti, i cili do t’ju tregojë karakteristikat dhe avantazhet teknike.

Përmes këtij blogu, ne do të përpiqemi t’ju prezantojmë disa nga vetitë e llaçeve për fasada dhe të vëmë në dukje ndryshimet midis tyre në varësi të përbërjes, granulimit, rezistencës ndaj ujit dhe lëshueshmërisë avujve. Do t’ju prezantojmë gjithashtu terminologjinë lidhur me strukturën “e ashpër” dhe “të lëmuar” të llaçeve të fasadës, duke u kushtuar vëmendje kushteve atmosferike më të përshtatshme për të aplikuar llaçin e fasadës.

Llojet e llaçeve të fasadës

Lloji i llaçit të fasadës varet nga baza prej të cilës ai është bërë. Ekzistojnë pesë lloje të llaçeve për fasada. Ato mund të jenë: 1) akrilike, 2) prej silikati, 3) prej silikoni, 4) prej silikat-silikoni dhe 5) minerale (gëlqere-çimento). Dallimi kryesor midis tyre është në lëshueshmërinë e avujve, elasticitetin, rezistencën ndaj papastërtisë, por edhe në llojin e nënshtresës në të cilën aplikohen.

Para se të zgjidhni një llaç fasade, duhet të kontrolloni nëse në kuadër të sistemit të fasadës përdoret një pllakë termo-izoluese prej stirpori, stiropori me grafit ose leshi guri ose nëse bëhet fjalë për një mur të bërë prej termo-blloqeve ose për një mur të bërë sipas parimit të “murit sanduiç” ose të “murit me tulla të plota”, duke marrë parasysh se jo çdo lloj llaçi për fasada është i përshtatshëm për çdo nënshtresë. Nënshtresa mbi të cilën aplikohet llaçi e fasadës duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e trajtuar me një astar.

Është e rëndësishme të theksohet se astari, pllaka termo-izoluese dhe llaçi dekorativ për fasada duhet të përputhen sipas karakteristikave të tyre të lëshueshmërisë së avujve.

Në industrinë tonë ndërtimore, më së shpeshti përdoret llaç akrilik fasadash për fasadat e shtëpive familjare dhe ndërtesave të tjera, . Në vendin tonë, ai përdoret në 60% deri 80% të rasteve, më saktë në fasada kontakti me stiropor.

Kur bie fjala për llaçe prej silikati, silikoni ose silikat-silikoni, ato vendosen në fasadat e kontaktit, ku leshi i gurit përdoret si pllakë termo-izoluese. Nëse fasada është bërë prej termo-blloqeve ose është një “mur sanduiç”, ju rekomandojmë të përdorni llaçe fasade në bazë silikati ose në bazë minerale.

Granulimi, estetika dhe konsumi

Nga pikëpamja e karakteristikave teknike, nuk ka ndryshime thelbësore midis llaçeve të fasadës me granulime të ndryshme. Diferencimi kryesor është në procesin e ndërtimit dhe në konsumin e materialeve, dmth. në çmim.

Granulimi më i zakonshëm është 1,5 mm, që nënkupton raportin më të mirë të çmimit, konsumit dhe cilësisë. Granulimet e mëdha prej 2,5 ose 3,0 mm aplikohen më lehtë dhe fshehin më mirë pabarazitë në fasadë. Granulimet më të mëdha nënkuptojnë një konsum më të madh materialesh (kg/m2). Përveç kësaj, granulimet më të mëdha bëhen pis më shpejt për shkak të ashpërsisë së tyre.

Për sa i përket estetikës, llaçet dekorative për fasada, me një granulim më të madhe (2,0 mm) i japin fasadës një pamje më të ashpër dhe rustike, ndërsa granulimet më të imta (1,0 mm) krijojnë efektin e një sipërfaqeje jashtëzakonisht të lëmuar.

Sa i përket paletës së ngjyrave, llaçet për fasada mund të nuancohen në një gamë të gjerë nuancash. Ju rekomandojmë të përdorni nuanca më të hapura për fasadën. Ka arsye racionale për këtë. Ngjyrat e errëta thithin më shumë nxehtësi sesa ngjyrat e hapura. Si pasojë, kjo mund të shkaktojë strese të konsiderueshme në llaçin e fasadës gjatë ngrohjes dhe ftohjes, si edhe krijimin e plasaritjeve në fasadë.

Prandaj, kur zgjidhni një llaç fasade duhet t’i kushtoni vëmendje vlerës së shkëlqimit, e cila shënohet me shkronjën “Y” dhe tregohet në katalogun e nuancave të lëshuar nga prodhuesi.

“I ashpër” vs. “I lëmuar”

Llaçet e fasadës mund të kenë dy struktura themelore. ATo janë: 1) sipërfaqet “e ashpra” dhe 2) sipërfaqet “e lëmuara”, dhe zgjedhja e një ose një strukture tjetër varet nga preferencat estetike personale.

Është shumë e rëndësishme ta dini që një ndryshim në strukturë nuk nënkupton një ndryshim në cilësi. Prandaj, llaçet “e ashpra” dhe “të lëmuara” kanë të njëjtat karakteristika të përmendura në fletën e të dhënave teknike të prodhuesit. Dallimi kryesor është në pamjen e sipërfaqes, ku struktura mund të jetë më “e ashpër” ose më “e lëmuar”.

Struktura e dëshiruar arrihet gjatë ekzekutimit të punimeve të fasadës, kur llaçi i fasadës nuk është plotësisht i thatë. Për këtë teknikë fasade përdoret një mistri metalik ose plastik.

Padepërtueshmëria nga uji dhe lëshueshmërina e avujve

Uji dhe avulli janë shkaqet më të zakonshme të dëmtimit të fasadave. Padepërtueshmëria nga uji është aftësia e një materiali për të mos thithur ujë në të gjitha gjendjet e tij agregate (shi, dëborë ose acar), duke parandaluar depërtimin e ujit në shtresat e tjera të sistemit të fasadës.

Nga ana tjetër, lëshueshmëria e avujve është aftësia e një materiali për të lëshuar avuj nga brenda hapësirës në drejtim “nga brenda jashtë”. Ky faktor lejon që fasada të “marrë frymë”. Kur lëshueshmëria e avujve është në një nivel të lartë, nuk ka kondensime lagështie në hapësira, dhe për këtë arsye nuk ka kushte për formimin e mykut në mure, gjë që lejon një mikroklimë të shëndetshme dhe cilësore.

Llaçet akrilike për fasada kanë nivele më të ulëta të lëshueshmërisë së avujve, ndërsa llaçet prej silikoni ose silikati kanë nivele shumë më të larta të lëshueshmërisë së avujve.

Kur është koha e duhur e aplikimit?

Ju rekomandojmë të aplikoni llaçin e fasadës në fillim të pranverës ose në fund të vjeshtës kur kushtet e motit janë optimale.

Kushtet ekstreme të motit, të tilla si lagështia e lartë, rrezet direkte të diellit, shiu, era e fortë dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin ndjeshëm kohën e tharjes së llaçit. Në kushte të tilla, nuk rekomandohet aplikimi i tij, sepse shtresa përfundimtare e fasadës mund të thahet tepër shpejt, të thith ujë ose të bjerë nga muri.

Në muajt e verës, është e dëshirueshme që të aplikoni fasadën herët në mëngjes ose pasdite vonë kur diapazoni i temperaturës është midis +5°C dhe +30°C në anën e ndërtesës që është në hije.

Për informacione më të hollësishme, ju rekomandojmë që të konsultoheni me një ekspert nga sektori i Mbështetjes Teknike i kompanisë Bekament, në mënyrë që të merrni të gjitha informacionet e nevojshme për aplikimin teknikisht të saktë të llaçit përfundimtar të fasadës në kuadër të sistemit termoizolues të fasadës që po aplikohet.

Cilat produkte të zgjidhni?

Kompania BEKAMENT, si udhëheqës rajonal në prodhimin e materialeve për punime përfundimtare me cilësi të lartë, ka një gamë të gjerë të llaçeve përfundimtare për fasada, të cilat janë pjesë e Portofolit të produkteve cilësore Bekatherm për muret e jashtme dhe izolimin termik.

Gjithashtu, llaçi për fasada është një nga përbërësit e sistemeve termoizoluese për fasada që ofrohen në kuadër të kategorisë së caktuar dhe  sigurojnë mbrojtje afatgjatë dhe të besueshme për ndërtesat banësore dhe komerciale. Efikasiteti energjetik i sistemit Bekatherm zvogëlon kostot dhe ka një ndikim pozitiv në mjedis, ndërsa cilësia e lartë, e konfirmuar nga certifikata ETA, sigurohet me një garanci deri në 25 vjet.

Ju mund të mësoni më shumë rreth gjithë gamës së produkteve Bekatherm dhe karakteristikave të zgjidhjeve sistemore termoizoluese në https://www.bekament.com/bekatherm/#. Gjithashtu, ju mund të shikoni një videomaterial edukativ (tutorial), i cili paraqitet në mënyrë praktike procedurën e instalimit të duhur të izolimit termik, domethënë aplikimin profesional të secilit komponent individual të zgjidhjes sistemore, produkteve dhe mjeteve të përdorura gjatë procesit.

 

Kur bëhet fjalë për ofertën Bekatherm të llaçeve për fasada, në tekstin vijues ju mund të njiheni me karakteristikat e disa prej tyre, me formulime të ndryshme, duke përfshirë:

 

 

BK-Plast është një llaç fasade me bazë akrilike. Ky llaç nuk ka erë, thahet shpejt dhe lahet lehtë. Karakterizohet nga aderimi i mirë i nënshtresës dhe punueshmëria jashtëzakonisht e lehtë. Është një material i padepërtueshëm nga uji dhe me rezistencë të lartë. Struktura e llaçit mund të jetë “e ashpër” ose “e lëmuar”.

 

 

BK-Sil është një llaç fasade në bazë silikoni. Është një material me lëshueshmëri të lartë të avujve dhe punueshmëri jashtëzakonisht të lehtë. Përbërja prej silikoni i jep një padepërtueshmëri jashtëzakonisht të mirë nga uji. Është rezistent ndaj rrezatimeve UV dhe ndikimeve atmosferike. Më e rëndësishmja, ky lloj llaçi fasade mund të ngjyroset në më shumë se 1.300 nuanca nga katalogu i nuancave.

 

 

PLAST BK-S është një llaç fasade në bazë silikati. Këto llaçe aplikohen në një temperaturë midis + 15°C dhe + 30°C. Ky material karakterizohet nga lëshueshmëria e mirë e avujve dhe padepërtueshmëria e shkëlqyer nga uji, por edhe nga rezistencë ndaj rrezatimeve UV. Për shkak të karakteristikave të tij të përparuara, rekomandohet për rinovimin e ndërtesave të vjetra, si edhe për suvatimin e termo-blloqeve për fasada ose mureve sanduiç. Mundësia e nuancimit në më shumë se 1.300 nuanca.

 

BK-Sil Si & Si është një llaç fasade në bazë silikat-silikoni. Për shkak të karakteristikave të tyre, këto llaçe rekomandohen për rinovimin e ndërtesave të vjetra ose në situata kur pllaka termike izoluese e fasadës së kontaktit është bërë prej leshi guri. Aditivët prej silikoni rrisin padepërtueshmërinë nga uji. Mundësia e nuancimit në më shumë se 1.300 nuanca. Për shkak të karakteristikave të tyre, ato instalohen në temperaturave midis + 15°C dhe + 30°C.

 

 

BK-Briv Special është një llaç minerale fasade me shtresë të hollë në bazë të gëlqeres-çimentos, i destinuar për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të jashtme të fasadës. Karakterizohet nga aderimi i mirë i nënshtresës, punueshmëria e jashtëzakonshme, fortësia e lartë dhe lëshueshmëria e mirë e avujve, si edhe nga rezistenca ndaj formimit të algave dhe mykut. Prodhohet në ngjyrë të bardhë dhe mund të lyhet me bojëra fasade në bazë akrilike ose silikate, në nuanca pastel. Për shkak të karakteristikave të tyre, ato instalohen në temperaturave midis + 5°C dhe + 30°C.

 

A dëshironi të dini më shumë? Për informacion shtesë lidhur me sistemet e fasadës, çmimet dhe metodat e instalimit, ju mund të kontaktoni ekipin profesional të ndihmës teknike të kompanisë Bekament përmes adresës së postës elektronike tehnicka.podrska@bekament.com

Ju ftojmë të na vizitoni në rrjetet tona sociale Facebook / Instagram dhe të ndani me ne se cilat janë, sipas mendimit tuaj, avantazhet e një fasade cilësore?

A ju pëlqen teksti? Ndajeni me miqtë tuaj.

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.