BEKAMENT PRODUKTEVE,
BEKAMENT NDËRTON

Kompania Bekament me guxim u del në takim sfidave të tregut, duke i lëvizur kufijtë në mënyrë konstante në fushën e afarizmit të saj.

Duke iu falënderuar përvojës shumëvjeçare në industrinë e ndërtimtarisë, kompania ka filluar ndërtimin e objekteve afariste dhe të banimit sipas standardeve më të larta botërore, duke përdorur resurse dhe materiale personale.

Në kompani janë të punësuar ekipe profesionale të njerëzve, arkitektë të diplomuar, elektro inxhinierë dhe të makinerisë të cilët në mënyrë operative i menaxhojnë vendet e ndërtimit, e organizojnë kryerjen e plotë të punimeve në koordinim me projektuesit.

Bekament kompania si investitor kryen punimet e ndërtimit që nënkuptojnë ndërtimin e objekteve afariste dhe të banimit, ndërsa kryen edhe shitjen direkte të banesave me kualitet të lartë.

Në ofertën e kompanisë është i përfshirë edhe shërbimi i plotë i inxhinieringut, planifikimit dhe ndërtimit të objekteve të llojllojshme ndërtimore në bazë të principit “çelësi në dorë”, me çka Bekamenti si partner besnik me përkushtim u qaset plotësimit në rritje të nevojave të klientëve.

Selektimi i plotë dhe profesional i materialit dhe i kuadrove të kualifikuara të cilët punojnë në kryerjen e punimeve, përmbushja e të gjitha obligimeve profesionale dhe të standardeve ndërtimore janë parakusht për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjate të partneritetit në të cilat bazohet suksesi afarist dhe kredibiliteti i Bekament kompanisë.