Politika e kualitetit

Politika e kualitetit

Në përpjekje për të fituar klientë të rinj dhe t’i ruajmë ata që janë, Banja Komerc Bekament SHPK politikën afariste e bazon në përparimin dhe gjithmonë në përmirësimin e kualitetit të biznesit dhe në ruajtjen e mjedisit jetësor në të cilin jetojmë dhe punojmë ne dhe klientët tanë.

POLITIKA E SISTEMIT TË INTEGRUAR TË MENAXHMENTIT

Banja Komerc Bekament SHPK ka cikël të plotë të rrumbullakët të prodhimit të materialeve për punët përfundimtare në ndërtimtari, duke filluar nga nxjerrja e mermerit të njohur nga miniera e saj në Vençac, me anë të përpunimit, bluarjes në granula dhe mbushjes së mikronizuar e deri te prodhimi i materialeve të lëngshme e në pluhur për punët përfundimtare në ndërtimtari. Produktet tona i prodhojmë në pajisje më bashkëkohore dhe me fuqinë më bashkëkohore punëtore dhe të njëjtat i instalojmë nëpër objektet, punimet e të cilave ne e udhëheqim.

Në përpjekje për të fituar klientë të rinj dhe t’i ruajmë ata që janë, Banja Komerc Bekament SHPK politikën afariste e mbështet në përparimin dhe gjithmonë në përmirësimin e kualitetit të biznesit dhe në ruajtjen e mjedisit jetësor në të cilin jetojmë e punojmë, po ashtu edhe në sigurinë e konsumatorëve, punëtorëve dhe vizitorëve tanë. Për këtë arsye kemi vendosur që në afarizmin tonë të fusim principe dhe rregulla në të cilat mbështeten standardet ISO 9001 – Sistemi i  menaxhimit me kualitetin (QMS), ISO 14001 – Sistemi i drejtimit me ruajtjen e mjedisit jetësor (EMS) dhe OHSAS 45001 – Sistemi i menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Banja Komerc Bekament SHPK e ndërton suksesin e saj afarist, zhvillimin dhe e përparon kënaqësinë dhe motivimin e konsumatorëve, të të punësuarve dhe palëve tjera të interesuara, me përmbushjen e synimeve të saj strategjik, të cilat janë:

  • Kualiteti maksimal i produkteve dhe shërbimeve,
  • Rritjen e rregullt të kënaqësisë së konsumatorit me përmbushjen e kërkesave dhe pritjeve të reja,
  • Kontrolli konsistent i prodhimit/ndërtimit dhe udhëheqja me proceset me të cilat sigurohet përmbushja e plotë e kërkesave të konsumatorit dhe të gjitha dispozitave të nevojshme dhe eliminohen rreziqet për sigurinë dhe mjedisin jetësor,
  • Investimi pandalë në zhvillimin dhe në përparimin e gatishmërisë teknike,
  • Udhëheqja me të gjitha aspektet e identifikuara të mjedisit jetësor,
  • Përkushtimi në përparimin e rregullt dhe në parandalimin e ndotjes,
  • Kujdesi për shëndetin e të punësuarve dhe për kushtet e sigurta të punës,
  • Përkushtimi në parandalimin e lëndimeve dhe rrezikimin e shëndetit dhe në përmirësimin e rregullt të OHSAS efekteve dhe OHSAS sistemit të udhëheqjes,
  • Respektimi i dispozitave dhe i kërkesave tjera të pranuara që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit jetësor dhe me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë,
  • Aftësimi profesional i të punësuarve dhe rritja e kreativitetit dhe iniciativës së tyre,
  • Rritjen e rregullt të efikasitetit dhe efektivitetit të të gjitha proceseve të punës dhe rritja e profitabilitetit, punës së përgjithshme,
  • Zvogëlimin e harxhimeve të punës në përpjekje të të gjithë të punësuarve që detyrat e tyre t’i kryejmë me kohë dhe mirë; i pari dhe çdo herë,
  • Njohja e rreziqeve që kërcënojnë kryerjen e punëve dhe udhëheqja me rreziqet e njohura që kanë të bëjnë me realizimin e qëllimeve, me të punësuarit, me mjetet financiare në disponim dhe me aftësinë për prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve, me çka sigurohet siguria e arsyeshme që kërcënimet të shmangen, ndërsa shanset mos të lëshohen,
  • Krijimi, mirëmbajtja dhe përparimi i raporteve korrekte të partneritetit me furnizuesit dhe përdoruesit.

Në përmbushjen e caqeve të parashtruar, të gjithë të punësuarit e japin kontributin e tyre personal me prezantimin, aplikimin e qëndrueshëm dhe me përmirësimin e rregullt të sistemit të menaxhimit me kualitetin, të harmonizuar me kërkesat e standardit ISO 9001, sistemit të menaxhimit të ruajtjes së mjedisit jetësor të harmonizuar me kërkesat e standardit ISO 14001, sistemi i menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë, të harmonizuar me kërkesat e standardeve OHSAS 45001 dhe të harmonizuar me rregullativën ligjore dhe dispozitat e rregullores për produktet ndërtimore CPR 305/2011/EU.

Arangjelovc, 19.11.2017.

Drejtor
Dejan Çoloviq

We use cookies to personalise content and ads, to provide social media features and to analyse our traffic. We also share information about your use of our site with our social media, advertising and analytics partners who may combine it with other information that you’ve provided to them or that they’ve collected from your use of their services.
We use cookies to personalise content and ads.