BK-BETON KONTAKT

Bazë strukturore për sipërfaqe të lëmuara

BK-BETON KONTAKT

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Bazë stukturore që ka për qëllim rritjen dhe njëtratshmërinë e aftësisë ngjitëse tek sipërfaqet me thithshmëri të ulët, të lëmuara dhe me dendësi të madhe, para suvatimit me suva çemento-gëlqerore dhe allçi-gëlqerore. BK-Beton Kontakt rekomandohet sidomos për betonet e lëmuar, si dhe për sipërfaqet betoni të gatshme fabrikisht. Përdoret edhe si bazë tek sistemi i ngjitjes së pllakës mbi pllakë.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset BK-Beton Kontakt duhet të jetë e fortë, e thatë dhe e pastruar nga pluhuri. BK-Beton Kontakt duhet të homogjenizohet mirë para së të përdoret dhe, nëse ështe e nevojshme, të hollohet me një sasi të vogël ujë (deri në 1%). Astari aplikohet mbi sipërfaqen e murit me rul ose furçë me qime të gjata në një shtresë. Është e mundshme edhe vendosja me makineri me pajisje të përshtatshme. Koha e nevojshme e tharjes deri në vendosjen e suvasë është min.4 orë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.

SHPENZIMI

Rreth 0.5 kg/m2.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.