BK-Bond

(al/ko) Astar me ngjitshmëri të lartë për sipërfaqe me absorbim të dobët

BK-Bond

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je l ovog proizvoda

PËRDORIMI

BK-Bond është një substrat me ngjitshmëri të lartë, i cili përdoret kryesisht për të përmirësuar ngjitshmërinë në sipërfaqe të lëmuara, problematike ose me absorbim të dobët, siç janë pllakat qeramike, betonet e lëmuara dhe sipërfaqe të tjera të ngurta, kompakte dhe jo-absorbuese. Produkti BK-Bond i holluar me ujë mund të përdoret gjithashtu gjatë aplikimit të masës rrafshuese (glet), ngjitësit për pllaka, masës vetëniveluese, suva mineral etj. mbi pllakat prej gips-kartoni, pllakat prej fibrave dhe çimentoje, nënshtresat prej anhidri, suvat me absorbim të lartë dhe nënshtresat e tjera me baze çimentoje. Aplikimi i BK-Bond çon në lidhjen e pluhurit të mbetur dhe barazimin e sipërfaqes, duke mundësuar në këtë mënyrë një lidhje më të mirë midis nënshtresës dhe shtresës.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI

Para përdorimit BK-Bond dridhen detyrueshme të mirë. Në rast se përdoret në sipërfaqe me absorbim të dobët, BK-Bond aplikohet jo i holluar me furçë ose rul me qime të shkurtra, zakonisht në një shtresë. Shtresat vijuese mund të aplikohen mbi një nënshtresë të tillë pasi që është tharë 6 orë në kushte normale (23°C me një lagështi relative prej 50-60%), kur nënshtresa është e qëndrueshme ndaj gërvishtjeve. Ne rast se aplikohet në sipërfaqe absorbuese, produkti duhet të hollohet me ujë në raport 1:3 (astar:uji). Produkti i holluar aplikohet me furçë, rul ose spërkatës në 1-2 shtresa, në varësi nga absorbimi dhe efekti i dëshiruar, sipas parimit “e lagur mbi të lagur”. Rreth 50-100 ml/m², në varësi nga absorbimi dhe përdorimi.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMIT

12 muaj në paketimin origjinal të mbyllur. Të magazinohet në temperatura midis +5°C dhe +25°C, e mbrojtur nga rrezet direkte të diellit dhe ngricat.