BK HidroStop 1

Masë hidroizoluese monokomponente

BK HidroStop 1

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Masë hidroizoluese monokomponente që ka për qëllim mbrojtjen horizontale dhe vertikale të sipërfaqeve nga lagështia. Përdoret për hidroizolimin e ambienteve ku është e mundshme lagështia: kuzhina, banjoja, kabina e dushit, pishina, podrumet, ballkoni etj. Ka për qëllim përdorimin e brëndshëm dhe të jashtëm, në presionin pozitiv dhe negativ të ujit ≤ 1,5 bar. Materiali nuk është parashikuar për përpunimin përfundimtar të sipërfaqeve, dhe as për sistemet që janë në kontakt të vazhdueshëm me ujin.

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset BK-HidroStop 1 duhet të jetë e fortë, e pastruar nga pluhurat, yndyrat, myku dhe pjesët e lidhura jo mirë. Para aplikimit të hidroizolimit, ju rekomandojmë të trajtoni nënshtresën me BK-Ultra Prime. Në rast të nënshtresave të vjetra ose me absorbim të pabarabartë, si edhe në rast të sipërfaqeve poroze me absorbim të lartë, nënshtresa duhet trajtuar me BK-Ultra Prime, më së voni 4 orë para aplikimit të hidroizolimit. Në rast të sipërfaqeve që shqiten, gërryhen dhe/ose pluhurohen, duhet të mënjanohen pjesët e lidhura dobët para se të kryhet impregnimi me BK-Penetrat. Sipërfaqet prej betoni duhet të lahen mirë me ujë të nxehtë, me qëllim për të mënjanuar papastërtitë e pranishme, dhe pas kësaj të trajtohen me BK-Beton Kontakt. Përgatitet duke e shtuar pluhurin në afërsisht 6 l ujë për 20 kg deri në homogjenizimin e plotë. Masa të lihet të qëndrojë rreth 5 min. dhe pastaj të përzihet përsëri. Masa e përgatitur të përdoret për 2 orë. Masa aplikohet me furçë, me dy shtresa, me një procedurë të tërthortë, deri sa të mbulohet e gjithë sipërfaqja. Trashësia e një shtrese duhet të jetë rreth 1 mm, dhe shtresa tjetër vendoset pas forcimit të shtresës paraardhëse, shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së plotë të shtresës së parë . Pasi që të kalojnë 12h nga vendosja e shtresës së fundit, sipërfaqja është e gatshme për t’u vendosur qeramika (për ngjitje duhet të përdoren ngjitës fleksibil SiproFix BK-110 Flex, BK-160 Super Flex, BK-155 Rapid White, BK-170 Elastic ose BK-160 White). Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

SHPENZIMI

Rreth 1,2 kg/m2/mm, në varësi të cilësisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin original në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMIN

20 kg