BK-Liv 10

Masa vetëniveluese për dysheme

BK-Liv 10

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

KALKULATORI I HARXHIMIT

Shënoni katrorët

PËRDORIMI

Masa vetëniveluese me ngurtësi të lartë, për nivelimin shtresëhollë të sipërfaqeve prej betoni dhe këmishëzave/shtresave prej çimentoje para ngjitjes së parketit, qeramikës, PVC dhe dyshemeve të tjera në banesa, hapësira komerciale etj. Ky produkt nuk përdoret si shtresa e fundit. Shtresa duhet të ketë një trashësi midis 2 mm dhe 10 mm. Koha e tharjes është 12 orë për çdo milimetër të trashësisë. Përdoret për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme (në rast të sipërfaqeve të jashtme përdoret në sistem me shtresat hidroizoluese BK-Hidrostop). E përshtatshme për sistemet e ngrohjes në dysheme.

PERGATITJA DHE PERDORIMI

Nënshtresa në të cilën kjo masë aplikohet duhet të jetë e ngurtë dhe e pastër dhe gjithashtu të mos ketë grimca të lidhura dobët, yndyrë dhe pluhur. Para aplikimit të masës BK-Liv 10, sipërfaqja duhet të impregnohet me astarin BK-Bond të holluar sipas udhëzimeve. Masa përgatitet duke shtuar pluhur në 21% ujë (5,3l ujë për 25 kg duke) , deri në homogjenizimin e plotë. Sigurohuni që ta respektoni përqindjen e rekomanduar të ujit, sepse ndonjë shmangie mund të ndikojë në cilësinë e masës BK-Liv 10. Lini masën që të qëndrojë për 5 minuta dhe pas kësaj e përzieni përsëri. Masa aplikohet në dysheme dhe shtrihet me ndihmë të një përdafi të dhëmbëzuar, me kujdes të veçantë në qoshe. Pas shtrirjes së masës, është dëshirueshme që sipërfaqja të krihet me një rul me gjilpëra (rul iriq) për të mënjanuar flluskat e ajrit. Për udhëzime të hollësishme, shihni Fletën e të Dhënave Teknike të Produktit.

KONSUMI

Afërsisht 1,4-1,5 kg/m² në varësi nga trashësia e shtresës.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.

PAKETIMI

25 kg