BK-Mal 320

BK-Mal 320

Suva allçi-gëlqerore për mure të mbrendshme. Përmban hidroksid kalciumi.

BK-Mal 320

KALKULATORI I HARXHIMIT

Shënoni katrorët

Përdorimi

Suva allçi-gëlqerore për përdorim me makineri dhe me dorë në muret e brëndshëm me tulla, blloqe, blloqe siporeks dhe beton. Produkti nuk mund të përdoret për objektet sanitare si dhe për sipërfaqe në të cilat do të vendoset qeramika.

Përgatitja dhe vendosja

Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë jo të lidhura mirë dhe njolla yndyre etj. Mbyllja e vrimave, fugave, hapjeve elektrike duhen përfunduar para fillimit të suvatimit. Në rast suvatimi sipërfaqesh betoni ose sipërfaqesh të tjera të lëmuara është e nevojshme që në sipërfaqe të vendoset BK-Beton Kontakt me qëllim që të përmirësohet ngjitja e suvasë. Në rastet kur sipërfaqja ka thithshmëri të lartë ose është poroze (blloqet siporeks) është e nevojshme që në sipërfaqe të vendoset BK-Nivelatori për të evituar tharjen jo të njëtrajtshme dhe plasaritjen e suvasë. Përgatitja e suvasë realizohet me përzierje intensive të pluhurit me rreth 30% ujë. Suvaja të vendoset me makineri me një trashësi minimum 10 mm, e maksimum 25 mm. Pastaj suvaja të shtrihet me qepër-H, të përpunohet dhe të rrafshohet. Ku janë të nevojshme trashësi më të mëdha të suvasë është e nevojshme që ajo të vendoset në kontinuitet sipas parimit e njomë në të njomë deri sa të arrihet trashësia e nevojshme (max. 40 mm). Suvaja duhet të forcohet në mënyrë të barabartë. Ngrohja direkte e suvasë nuk rekomandohet. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

Shpenzimi

Rreth 10-11 kg/m²/cm trashësi.

Kohëzgjatja dhe ruajtja

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.


DOWNLOAD: