BK-Mal 420

BK-Mal 420

Suva çimento-gëlqerore e përforcuar për mure të jashtme. Përmban hidroksid kalciumi dhe çimento bojë hiri Portland.

BK-Mal 420

KALKULATORI I HARXHIMIT

Shënoni katrorët

Përdorimi

Suva çemento-gëlqerore e përforcuar për përdorim me makineri dhe me dorë në muret e jashtme dhe të brendshme me tulla, blloqe, blloqe siporeks dhe beton. Produkti mund të përdoret për objektet sanitare si dhe për sipërfaqe në të cilat do të vendoset qeramika. Produkti karakterizohet me fortësi të lartë mekanike dhe ngjitshmëri të mirë mbi bazën, prandaj kjo lloj suvaje është e përshtatshme sidomos atje ku do të vendosen më vonë elemente të rënda.

Përgatitja dhe vendosja

Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura jo mirë dhe njolla yndyre. Mbyllja e vrimave, fugave, hapjeve elektrike duhen përfunduar para fillimit të suvatimit. Në rast suvatimi sipërfaqesh betoni ose sipërfaqesh të tjera të lëmuara është e nevojshme që në sipërfaqe të vendoset BK-Beton Kontakt me qëllim që të përmirësohet ngjitja e suvasë. Në rastet kur sipërfaqja ka thithshmëri të lartë ose është poroze (psh. blloqet siporeks) është e nevojshme që në sipërfaqe të vendoset BK-Nivelatori për të evituar tharjen jo të njëtrajtshme dhe plasaritjen e suvasë. Në qoftë se sipërfaqja ka shumë pabarazi, duhet të vendoset fillimisht BK-Mal 120. Përgatitja e suvasë realizohet me përzierje intensive të pluhurit me rreth 22-24% ujë. Suvaja më së shpeshti vendoset në dy faza, me metodën e freskët në të freskët, në bazën e përgatitur paraprakisht të thatë me trashësi min. 10 mm, kurse maks. 25 mm. Pastaj suvaja të shtrihet me qepër-H, të përpunohet dhe të rrafshohet. Ku janë të nevojshme trashësi më të mëdha të suvasë është e nevojshme që ajo të vendoset në kontinuitet sipas parimit e njomë në të njomë deri sa të arrihet trashësia e nevojshme (max. 40 mm).

Kushtet atmosferike optimale

temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +25°C. Suvaja duhet të forcohet në mënyrë të barabartë. Ngrohja direkte e suvasë nuk rekomandohet. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

Shpenzimi

Rreth11-12 kg/m²/cm trashësi.

Kohëzgjatja dhe ruajtja

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.


DOWNLOAD: