BK-NIVELATOR

BK-NIVELATOR

Bazë për sipërfaqet me thithshmëri jo të njëtrajtshme

BK-NIVELATOR

KALKULATORI I HARXHIMIT

Shënoni katrorët

Përdorimi

Masë lyerëse që ka për qëllim nivelimin dhe neutralizimin e sipërfaqeve me thithshmëri jo të njëtrajtshme siç janë gaz betoni, tullat, guri poroz etj. Përdoret si bazë tek sipërfaqet me thithshmëri të lartë para suvatimit me suva çemento-gëlqerore dhe allçi-gëlqerore me qëllim që të parandalojë tharjen jo të njëtrajtshme dhe plasaritjen e suvasë, si dhe para patinimit me glet masat.

Përgatitja dhe vendosja

Sipërfaqja në të cilën vendoset masa lyerëse duhet të jetë e fortë, e thatë dhe e pastruar nga pluhuri. BK-Nivelator përgatitet duke e holluar me ujë në një raport 1:6 deri 1:10 (lyerës:ujë) në varësi të thithshmërisë së sipërfaqes. Për sipërfaqet me thithshmëri të lartë duhet holluar më pak. Masa aplikohet me rrul, furçë ose spërkatës. Në rastin e sipërfaqeve me thithshmëri të lartë mund të bëhet aplikim i dyfishtë sipas parimit e njomë në të njomë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

Temperatura e përdorimit

Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.

Shpenzimi

Rreth 30-60 g/m², në varësi të thithshmërisë së sipërfaqes.

Kohëzgjatja dhe ruajtja

18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.


DOWNLOAD: