BK-PUR UNIVERSAL

Shkumë poliuretani për montim dhe ngjitje

BK-PUR UNIVERSAL

PËRDORIMI

Shkuma njëkomponentëshe e montimit ngurtësohet me anë të lagështisë së ajrit. Përdoret për vendbashkimet midis mureve, tavaneve dhe dyshemeve, për vendbashkimet rrethore, si edhe rreth dritareve dhe dyerve. Ngjitet mirë në beton, tulla, gur, llaç, dru, metal dhe shumë materiale plastike, siç janë shkuma e polistirenit, shkuma e ngurtë PU dhe PVC.

PËRGATITJA DHE APLIKIMI

Sipërfaqja duhet të jetë e fortë, e pastër, pa yndyrë dhe pa vaj. Mbuloni sipërfaqet, mbi të cilat do të aplikohet shkuma. Ju rekomandojmë që nënshtresat e thata të lagen me ujë para aplikimit të shkumës. Nëse temperaturat janë të ulëta, lini shkumën në temperaturë dhome për së paku një orë para përdorimit. Shkundni bombolën para përdorimit (së paku 20 herë). Hiqeni tapën dhe lidhni pipëzën me ventilin. Për të aplikur shkumën, ktheni bombolën kokëposhtë dhe shtypni adapterin. Mbushni zgavrën deri në gjysmë dhe në rast se lagështia është e ulët, spërkatni shkumën lehtë me ujë dhe ajo do të përhapet duke mbushur pjesën tjetër. Për të rregulluar kornizat e dritareve, përdorni distancuese dhe pykë për të mbajtur kornizën në vend për afërsisht 24 orë, derisa shkuma të ngurtësohet plotësisht. Lidhjet më të gjera dhe më të thella se 4 cm duhet të mbushen në disa shtresa. Koha midis aplikimit të dy shtresave të shkumës është 15-30 minuta. Për të pastruar dhe hequr mbetjet e shkumës, përdorni pastruesin e shkumës BK-PU ndërsa shkuma është akoma e butë. Shkuma e ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht dhe pas kësaj sipërfaqja mund të trajtohet më tej me llaç ose lëndë hermetizuese akrilike.

Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +5°C deri +35°C.

AFATI I PËRDORIMIT DHE MAGAZINIMI

Magazinohet në vend të thatë në ambalazhin origjinal të paketuar në temperaturë prej +5°C deri +25°C, larg dritës së diellit dhe ngrirjes. Afati i përdorimit i shtypur në ambalazh.

PAKETIMI

250 ml, 500 ml, 750 ml