BK-StirolFix Special

Ngjitës me fleksibilitet të lartë për ngjitjen e pllakave EPS,EPS G,XPS dhe MW dhe rrjetave përforcuese.

BK-StirolFix Special

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Ngjitësi mineral, polimer-çimento me fleksibilitet të lartë i dedikuar për ngjitjen e pllakave nga polistireni i zgjeruar (EPS pllakat) dhe të shtrydhura (XPS pllakat), për ngjitjen e pllakave të stiroporit grafit dhe të leshit mineral (MW pllakat), në shtresa të ndryshme mierale si dhe për futjen e rrjetit të armaturës dhe për rrafshimin e gjithë sipërfaqes së fasadës. BK-StirolFix Special përdoret si përbërës për ngjitjen e pllakave MW dhe gjithashtu si shtresë bazë, dmth. si ngjitës përforcues në kuadër të sistemit të izolimit Bekatherm Prestige.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër, mbajtëse, pa leskërim, mbetje vaji ose boje. Betonat e lëmuar absorbues me mbetjet e papastërive nga kallëpi, është e domosdoshme që të pastrohen nën presionin e ujit të nxehtë e pastaj të bëhet grundi me BK-Beton Kontakt-in një ditë para ngjitjes së pllakave EPS. Nuk është e nevojshme të aplikohet një shtresë bazë në muret e reja prej tullash. Në qoftë se do të ngjitni pllaka në mure prej gaz-betoni, ju rekomandojmë të trajtoni sipërfaqen me BK-Nivelator sipas udhëzimeve të përdorimit. Përgatitja realizohet duke bashkuar pluhurin me rreth 26-28% ujë (6,5-7 l ujë për 25 kg duke) deri në homogjenizim të plotë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi i përgatitur vendoset në pllakat termoizoluese (ngjitësi do të aplikohet përgjatë skajeve të pllakës si edhe në tri pika në mes) dhe pastaj pllakat ngjiten duke u shtypur mbi sipërfaqe. Pas 48 orësh, tipllat vendosen me ndihmë të kapëseve me bërthamë metalike. Kjo përfaqëson një hap të detyrueshëm në sistemin me MW. Pas vendosjes së tipllave, një shtresë shumë të hollë ngjitësi aplikohet mbi sipërfaqen e pllakës dhe thahet për afërsisht 4 orë. Me rast të armimit të rrjetëzës, ngjitësi aplikohet mbi tërë sipërfaqen e pllakës me ndihmë të një shpatull të dhëmbëzuar (me dhëmbë me një thëllësi prej 8-10 mm). Mbi ngjitësin e freskët të aplikuar në këtë mënyrë vendose një rrjetëz armature (me një mbivendosje prej 10 cm midis shiritave). Pas tharjes, sipërfaqja nivelohet në tërësi me ndihmë të një shtrese të re ngjitësi. Shtresa finale e ngjitësit duhet ketë një thellësi totale prej 5-6 mm. Në qoftë se do të ngjitni pllaka MW, sipërfaqja e tërë e pllakave, ku do të aplikohet ngjitësi, duhen trajtuar me një shtresë të hollë ngjitësi. Pas kësaj, ngjitësi do të aplikohet përgjatë skajeve të pllakës MW si edhe në tri pika në mes. Në punën e mëtejshme, duhet të respektohen të njëjtat rregulla që kemi përmendur në seksionin për ngjitjesin EPS. Ngjitësi duhet mbrojtur nga tharja tepër e shpejt, si edhe nga ngricat. Për informacion më të hollësishëm, ju lutemi të shikoni fletën teknike të produktit.

TË DHËNAT TEKNIKE

Kushtet atmosferike optimale: temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +30°C. Mundësia e vendosjes së rrjetës së armaturës: pas minimum 24 orësh. Mundësia e aplikimit të shtresave përfundimtare: pas min. 7 ditësh.

SHPENZIMI MESATAR I MATERIALIT

rreth 5.5-6 kg për ngjitje dhe rreth 5-7 kg për nivelim, në varësi të kualitetit të nënshtresës, llojit të materialit termoizolues të përdorur etj.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMIN

25 kg