BK-StirolFix WDVS

Ngjitës për pllaka EPS dhe vendosjen e rrjetës së armaturës, ngjitës për pllaka LM.

BK-StirolFix WDVS

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Për ngjitjen e pllakave termoizoluese prej polistiroli në sipërfaqe të forta fasadash, vendosjen e rrjetës së armaturës dhe nivelimin e gjithë sipërfaqes së fasadës si edhe për ngjitjen e pllakave prej leshi mineral. BK-StirolFix WDVS përdoret si ngjitës për ngjitjen e pllakave EPS në kuadër të sistemit termoizolues Bekatherm Standard ose për ngjitjen e pllakave MW në kuadër të sistemit termoizolues Bekatherm Prestige.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër, pa leskërim, mbetje vaji ose boje. Përgatitja realizohet duke bashkuar pluhurin me rreth 26-28% ujë ( 6,5-7 l ujë për 25 kg duke) deri në homogjenizim të plotë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi i përgatitur vendoset në pllakat termoizoluese (aplikohet përgjatë gjithë perimetrit të pllakës dhe në formë pikash në mes të diametrit prej afërsisht 10 cm, dmth si një “pogaçe ngjitësi”),) dhe pastaj pllakat ngjiten duke u shtypur mbi sipërfaqe. Gjatë armatimit ngjitësi vendoset me dhëmbë mistri çeliku (madhësia e dhëmbëve 8-10mm) në sipërfaqen e pastruar të polistirolit, dhe pastaj në këtë masë të freskët ngjitësi vendoset rrjeta e armatures nga lart poshtë (min. 10 cm palosjeje midis shiritave). Pas tharjes e gjithë sipërfaqja nivelohet me një shtresë të re ngjitësi, në mënyrë që trashësia përfundimtare e shtresës së ngjitësit të jetë 4-5 mm. Ngjitësi duhet ruajtur nga tharja shumë e shpejtë dhe nga ngrirja. Në qoftë se do të ngjitni pllaka MW, sipërfaqja e tërë e pllakave, ku do të aplikohet ngjitësi, duhen trajtuar me një shtresë të hollë ngjitësi. Pas kësaj, ngjitësi do të aplikohet përgjatë skajeve të pllakës MW si edhe në tri pika në mes. Në punën e mëtejshme, duhet të respektohen të njëjtat rregulla që kemi përmendur në seksionin për ngjitjesin EPS. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TË DHËNAT TEKNIKE

Kushtet atmosferike optimale: temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +30°C. Mundësia e vendosjes së rrjetës së armaturës: pas minimum 48 orësh. Mundësia e vendosjes së sipërfaqeve përfundimtare: pas min. 7 ditësh.

SHPENZIMI MESATAR I MATERIALIT

rreth 5-6,5 kg për ngjitje dhe rreth 5-6 kg për nivelim, në varësi të kualitetit të nënshtresës, llojit të materialit termoizolues të përdorur etj.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMIN

25 kg.