BK-StirolFix White

Ngjitës fleksibël i bardhë për ngjitjen e pllakave EPS dhe MW dhe rrjetave përforcuese

BK-StirolFix White

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Ngjitës mineral me bazë çementoje të bardhë, që ka për qëllim ngjitjen e elementeve prej polistiroli, për vendosjen e rrjetës së armaturës dhe për nivelimin e gjithë sipërfaqes së fasadës. BK-StirolFix White përdoret si shtresë bazike, pra si ngjitës për përforcim në kuadër të sistemit Bekatherm Standard termoizolues. BK-StirolFix White mund të përdoret edhe për ngjitjen e pllakave termoizoluese nga EPS dhe MW.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Përgatitja realizohet duke bashkuar pluhurin me rreth 26-28% ujë ( 6,5-7 l ujë për 25 kg duke) deri në homogjenizim të plotë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi i përgatitur vendoset në pllakat termoizoluese (me pika në mes dhe me rrypa anave) dhe pastaj pllakat ngjiten duke u shtypur lehtë mbi sipërfaqe. Gjatë armatimit ngjitësi vendoset me mistri me dhëmbë çeliku në sipërfaqen (madhësia e dhëmbëve 8-10 mm) e polistirolit të pastruar nga pluhuri. Në këtë mënyrë i vendosur, ngjitësi i freskët vendoset në rrjeta të armaturës nga lart poshtë (min. 10 cm përputhje mes shiritave). Pas tharjes e gjithë sipërfaqja nivelohet me një shtresë të re ngjitësi, në mënyrë që trashësia përfundimtare e shtresës së ngjitësit të jetë 4-5 mm. Ngjitësi duhet mbrojtur nga tharja shumë e shpejtë dhe nga ngrirja. Për udhëzime më të detajuara shikoni R8fletën teknike të produktit.

TË DHËNAT TEKNIKE

Kushtet atmosferike optimale: temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +30°C. Mundësia e vendosjes së rrjetës së armaturës: pas minimum 48 orësh. Mundësia e aplikimit të shtresave përfundimtare: pas min 7 ditësh.

SHPENZIMI MESATAR I MATERIALIT

rreth  5-6,5 kg/m2 për ngjitje dhe rreth 5-7 kg/m2 për nivelim,  në varësi të kualitetit të nënshtresës, llojit të materialit termoizolues të përdorur etj.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMIN

25 kg