RROFSHIN KUJTIMET PËRGJITHMONË

MBROJTJE AFATGJATË, ME NGJYRA

20.03.2020
image

A e keni dollapin e vjetër të gjyshes, të cilin nuk do ta zëvendësonit kurrë me një dollap modern?Mbas gjase ashtu është, sepse ai është një pjesë e pandashme e trashëgimisë familjare. Ju nuk hiqni dorë nga ai, por e përshtatni në ambientet dhe atmosferën e shtëpisë suaj, duke zgjedhur mënyrën se si do ta përdorni dhe vendin ku do të qëndrojë. Megjithatë, pa mbrojtjen e duhur, një dollap prej druri mund të prishet shpejt dhe të humbasë funksionalitetin e tij. Si të rrisim jetëgjatësinë e tij?

Duke ndjekur trendet aktuale në fushën e mbrojtjes dhe dekorimit të drurit dhe metalit, kompania Bekament ka zhvilluar linjën e produkteve PROTECTART. Përveç mbrojtjes, produktet PROTECTART e pasurojnë hapësirën me një gamë të gjerë ngjyrash.

Në varësi të materialeve të përdorura në fabrikimin e sendeve që ju dëshironi t’i mbroni ose t’i “rifreskoni”, do të keni nevojë për një shtresë cilësore. Më poshtë do të gjeni disa produkte me karakteristika që mund të plotësojnë edhe kërkesat më të sofistikuara kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë dhe pamjen estetike të elementeve më të përdorshëm në shtëpinë dhe mjedisin tuaj.

Nëse dëshironi t’i mbroni dritaret, dyert, gardhet dhe panelet prej druri, mund t’ju ofrojmë shtresa transparente ose verniqe e mbrojnë drurin nga uji dhe ndikimet atmosferike të tjera, duke i dhënë karakteristikat estetike të dëshiruara.

image

Verniku transparent me shtresë të trashë për dru BK-Lasur Gold është bërë prej dylli, rrëshirash alkidike, pigmenteve të qëndrueshme ndaj rrezeve UV dhe holluesve.

PROTECTART siguron një shtresë ekologjike transparente me bazë uji, e lehtë për t’u përdorur dhe e përshtatshme për mbrojtjen dekorativ të drurit në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Produktet janë të përshtatshme për trajtimin e pjesëve të mobilies dhe madje për zbukurimin e shtëpive prej druri për zogj ose kafshë shtëpiake.

Mobiliet e kopshtit dhe sendet e tjera në pjesën e jashtme janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj ndikimeve atmosferike të ndryshme, siç janë rrezet e diellit, shiu dhe bora, dhe duhet të marrim masa të caktuara për t’i mbrojtur dhe për të restauruar pamjen e tyre origjinale.
Mënyra më e mirë për t’i “ringjallur” është t’i përdorim shtresat PROTECTART në bazë vaji dhe nitroje, të cilat janë dizajnuar për dekorimin dhe mbrojtjen e metaleve dhe drurit, në ambiente të brendshme dhe të jashtme (dyer, dritare, gardhe, porta dhe struktura metalike).

Nëse jeni adhurues i lundrimit gjatë ditëve me diell, duhet të kujdeseni në mënyrë adekuate për varkën ose anijen tuaj në mënyrë që të jeni gati për sezonin e ngrohtë.
Ne ju sugjerojmë shtresën pa bojë me shkëlqim të lartë BK-Marina, e cila është e destinuar për mbrojtjen e varkave, dyshemeve të anijeve dhe strukturave të tjera prej druri në enterier dhe eksterier. Është rezistente ndaj ujit, ndikimeve mekanike dhe atmosferike.

Përveç shtresave për mbrojtjen universale të sipërfaqeve prej metali dhe druri, PROTECTART ofron gjithashtu një shtresë për mbrojtjen dekorative të radiatorëve dhe sipërfaqeve ngrohëse të ngjashme prej metali, të cilat mund të transformohen në një element dekorativ të enterierit tuaj. Shtresat janë rezistente ndaj gërryerjes dhe temperaturave deri në 120°C.


TAGS : Interior Home Colors Bekament