SiproFix BK 160 White

Ngjitës fleksibël bardhë për pllaka qeramike dhe graniti për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm

SiproFix BK 160 White

Kalkulatori i harxhimit

Potrebno Vam je kg ovog proizvoda

PËRDORIMI

Për ngjitjen e pllakave qeramike me përmasa deri në 120×80 cm, mozaikëve, mermerit, granitit, dhe gurit natyror e artificial në sipërfaqe muresh, dyshemesh dhe fasadash, vetëm mbi baza të forta, (beton, suva në bazë çementoje dhe gëlqere), për përdorim të jashtëm dhe të brëndshëm. I përshtatshëm për ngjitjen e qeramikës sipas sistemit e re në të vjetër, si dhe në sipërfaqe ku ka ngrohje të dyshemesë. Ngjitshmëri e shkëlqyer, fortësi e madhe, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri ndaj lagështisë. I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me absorbim të ulët (E ≤3%) dhe pllakave të mëdha (deri në 80 cm), kur instalohen në sipërfaqe me pllaka tashmë ekzistuese. I përshtatshëm për përdorim në banja, kuzhina, pishina si dhe në sipërfaqe ku ka ngrohje të dyshemesë.

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër, e qëndrueshme, jo e ngrirë, pa leskërim, pa mbetje vaji ose boje. Para ngjitjes së pllakave, këshillohet lyerja e nënshtresës BK-Ultra Prime me qëllim për të përmirësuar aderimin e ngjitësit. Për rezultate optimale kur pllakat ngjiten në sipërfaqe me absorbim të ulët ose në pllaka të tjera, përdorni në kombinim me astarin BK-Bond. Përgatitet duke e shtuar pluhurin në afërsisht 6,75 l ujë për 25 kg duke përzier fort deri në homogjenizimin e plotë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi vendoset me ndihmën e një mistie me dhëmbë me madhësi të përshtatshme të dhëmbëve në mënyrë që minimum 65% e sipërfaqes së pllakës të jetë e mbuluar me ngjitës (në rast të përdorimit të brëndshëm) dhe minimum 90% (në rast të përdorimit të jashtëm). Madhësia e dhëmbëve mvaret nga dimensionet e pllakave (optimale 4-6 mm për pllaka të madhësisë 10-25 cm). Pllakat të vendosen mbi shtresën e ngjitësit në sipërfaqe, dhe n.q.se sipërfaqja nuk është e rrafshët të vendoset ngjitësi edhe në pllakë, dhe në këtë mënyrë të bëhet nivelimi. Pllakat poroze me thithshmëri të lartë para vendosjes duhen njomur. Ngjitësi i tepërt të hiqet me sfungjer të njomë, ndërsa pjesët e forcuara në mënyrë mekanike. Teprica e ngjitësit në fuga mënjanohet në mënyrë mekanike. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

KUSHTET ATMOSFERIKE OPTIMALE

temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +25°C.

KOHA E PUNËS SË HAPUR

rreth 30 minuta (në varësi të sipërfaqes dhe ndikimeve atmosferike).

MUNDËSITË E MBUSHJES SË FUGAVE

Pas afërsisht 24 orësh, në qoftë se thahet në kushte optimale (23°C me një lagështi relative prej 50-60%).

KONSUMI I PËRAFËRT

3-5 kg/m², në varësi nga lloji dhe trashësia e nënshtresës.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMI

25 kg