Bekatherm EPS 150

EPS pllakat nga polistireni i zgjeruar

Bekatherm EPS 150

PËRDORIMI

Bekatherm EPS 150 është pllaka termoizoluese e ndërtuar nga polistireni i zgjeruar pa shtuar gjëra të tjera në procesin e prodhimit në pajtim me SRPS EN 13163. Gjen përdorim në ndërtimtari për termoizolimin e shumë sipërfaqeve horizontale të ngarkuara (ngarkesë e fuqishme e shtigjeve të ecjes, mjete të vogla transportuese), në pajtim me karakteristikat mekanike të produktit, si dhe për termoizolimin e elementeve të betonit me kulme të pjerrëta dhe të rrafshëta, ku pritet ngarkesë më e lartë me hovin e njerëzve. Varësisht nga kërkesat mekanike, të sigurisë dhe termike, mund të përdoret si shtresë termoizoluese në sandviç panelë, në sandviç mure, për termoizolimin e mureve të brendshme, tavaneve dhe kulmeve.

MONTIMI

Varësisht nga qëllimi i përdorimit dhe vendit në konstruksion, pllakat termoizoluese montohen me ngjitjen, me përforcimin mekanik ose me vendosjen e lirë. Me rastin e ngjitjes, duhet që të përdoren ngjitësit nga grupi i dedikuar për ngjitje EPS pllaka siç  janë BK EPS Kleber Gun, BK-StirolFix Base, BK-StirolFix WDVS, BK-StirolFix 1 ose BK-StirolFix Special, varësisht nga karakteristika e bazës dhe kushteve të eksploatimit të objektit. Nëse përforcimi kryhet mekanikisht, është i domosdoshëm përdorimi i mjeteve përforcuese (vidat e posaçme, dipla…) të prodhuara për këtë qëllim. Produkti, pavarësisht nga zgjedhja e teknikës së montimit, montohet në pajtim me rregullat përgjithësisht të pranuara.